Protesta për krerët e UÇK-së i bën bashkë shqiptarët në Shkup

Protesta në Shkup, organizuar nga kategoritë e dala nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për të mbështetur krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë dhe për të shprehur qëndrimin kundër Gjykatës Speciale, pritet që nesër të bashkojë të gjithë shqiptarët. Analistë të njohur dhe përfaqësues të Organizatave të Luftës theksojnë se tubimi do të jetë paqësor, gjithëpërfshirës dhe me karakter thellësisht kombëtar, duke kërkuar që çështja të mos përdoret për përfitime politike. Analisti Blerim Hyseni vlerëson se protesta “nuk guxon të manipulohet nga asnjë krah politik”, duke e cilësuar atë si moment historik për shqiptarët në gjithë rajonin. Sipas tij, kjo ngjarje ka një peshë të veçantë ndërkombëtare, pasi zëri që del nga Shkupi mund të ketë jehonë edhe më të madhe se ai nga Prishtina apo Tirana.

“Ky është një moment kur shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar, pavarësisht ndarjeve partiake. Tentativa për t’i veshur protestës ngjyra politike është e dëmshme dhe e papranueshme. Vlerat e UÇK-së nuk mund të keqpërdoren për interesa të ngushta”, thekson Hyseni, duke shtuar se përçarja e qëllimshme e shqiptarëve vetëm i shërben aktorëve të jashtëm që synojnë dobësimin e unitetit kombëtar.

Ai ka kritikuar edhe qëndrimet e disa subjekteve politike në Kosovë dhe Maqedoni, me theks të veçantë Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive shqiptare në qeverinë e Maqedonisë, të cilat sipas tij po abstenojnë ose po pozicionohen kundër protestës, duke dëmtuar mesazhin e përgjithshëm kombëtar. Hyseni thekson se “as komunizmi 50-vjeçar nuk arriti të ndajë shpirtërisht shqiptarët, dhe asnjë forcë politike nuk do ta bëjë këtë sot”.

“Ky abstenim është një veprim i pa kuptueshëm dhe shqetësues, sepse dëmton qëndrueshmërinë e mesazhit kombëtar dhe i jep mundësi atyre që janë të lidhur me qarqe të caktuara politike të përfitojnë dhe të manipulojnë situatën. Në Maqedoninë e Veriut, reagon qeveria dhe kryeministri, i cili duke u mbështetur tek partnerët shqiptarë, ka dalë publikisht kundër protestës. Ky veprim është shqetësues dhe i paprecedent, sepse është e qartë që qeveria e Maqedonisë është e sigurt që nuk do të hasë asnjë kundërshtim nga shqiptarët, pasi tanimë ka arritur t’i ndajë dhe të krijojë një situatë ku politikanët shqiptarë në Maqedoni janë të pavendosur dhe të dobët”, theksoi Hyseni.

Analisti Faton Halili, duke u ndalur në ton më emocional, e quan protestën akt të domosdoshëm solidariteti me drejtuesit e UÇK-së që po mbahen tash pesë vite në Hagë. Ai rikujton fjalët e Ismail Qemalit në filmin “Nëntori i dytë”: “Unë jam shqiptar, a ka shqiptarë në taborin tënd?”, duke e përdorur këtë si apel për bashkim.

“Pavarësisht bindjeve politike, fetare apo ideologjike, më 13 dhjetor duhet të jemi të gjithë në Sheshin Skënderbe. Çdo plumb i shkrepur nga ushtarët e asaj ushtrie duhet të krenojë dhe të bashkojë, jo të ndajë”, thotë Halili. Ai u bën thirrje shqiptarëve të mos bien në grackën e tendencave për të krijuar armiq të brendshëm, duke kujtuar se serbët, pavarësisht krimeve të dokumentuara të regjimit të Millosheviqit, vazhdojnë të mbështesin figurat e tyre politike.

“Ne pa fije turpi po mundohemi të gjejmë alibi të kota dhe ta gjejmë armikun brenda llojit vetëm e vetëm që shoqëria jonë, kombi ynë nga të gjitha anët të jetë sa më i polarizuar mbi këto çështje kaq madhore për vendin dhe historinë. UÇK-ja bashkë me udhëheqësit e saj janë pjesë e pandashme e lavdisë për liri dhe pavarësi, kushdo që nuk i respekton vlerat e saj, ushtarët e trashigiminë e tyre historike mbi këtë vend gabon rëndë”, theksoi analisti Halili. Organizatorët e protestës, ndërkohë, përmes një deklarate publike kanë theksuar se tubimi do të jetë i qetë, paqësor dhe i koordinuar me institucionet. Ata reaguan ndaj deklarimeve të kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski për krijimin e një “shtabi krize”, duke i cilësuar ato si përpjekje për dramatizim të panevojshëm.

“Nuk ka arsye të paraqitet një protestë demokratike si rrezik. Tubimi nuk ka prapavijë partiake dhe është shprehje e lirë e qytetarëve, e garantuar me ligj. Ne do ta realizojmë protestën me dinjitet dhe përgjegjësi”, thuhet në komunikatën e Organizatave të Luftës. Organizatorët u kërkojnë institucioneve të Maqedonisë së Veriut profesionalizëm dhe mospolitizim të së drejtës për tubim, duke rikujtuar se protesta synon vetëm mbrojtjen e dinjitetit të ish-luftëtarëve të UÇK-së dhe kundërshtimin e padrejtësive të procesit në Hagë.

AHMETI: TË NDEROJMË SAKRIFICËN DHE TË MBROJMË HISTORINË

Thirrje për dalje masovike në protesta ka bërë edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili apelon qytetarët që të bashkohen në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup për, siç thotë ai, “kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia”.

“Të shtunën bashkohemi për një qëllim të qartë. Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë”, shkruan Ahmeti. Ai thekson se “Liria ka emër, UÇK”, duke shtuar se ky emër “mbetet pjesë e identitetit dhe dinjitetit tonë kombëtar”.

QEVERIA E MAQEDONISË NUK MBËSHTET PROTESTAT

Përndryshe kryeministri Hristijan Mickoski disa ditë më parë ka theksuar se Qeveria nuk e mbështet marshimin e paralajmëruar të veteranëve dhe mbështetësve të UÇK-së në Shkup, i planifikuar për të shtunën duke filluar në orën 13:00 nga Sheshi Skenderbej. Kryeministri informoi se është formuar një Shtab Krizash që do të monitorojë të gjitha ngjarjet që lidhen me marshimin 24 orë para dhe pas mbajtjes së tij. Shteti dhe institucionet, theksoi Mickoski, do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të parandaluar qëllimin për të provokuar çdo reagim negativ që do të kishte pasoja për qytetarët dhe rajonin.

“Qeveria nuk e mbështet marshimin dhe ne nuk kemi ndërmend ta mbështesim atë, por sigurisht që do të sigurohemi që gjithçka të shkojë pa probleme, që të mos ketë incidente, që diçka që ne, qytetarët, nuk duam të ndodhë”, tha Mickoski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

Ledion Liço zbulon pamje nga prapaskenat e Big Brother VIP Albania 5

Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Lico, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram për të paralajmëruar edicionin e pestë të BBVA,...

Politikani serb: Vuçiq ka dorë në vrasjet politike, përfshirë Oliver Ivanoviqin dhe policit Afrim Bunjaku

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka publikuar një deklaratë të gjatë publike, në të cilën ngre akuza ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe figurave të...

“Më të fortë se kur do hynim në Kosovë”, Vuçiç shkon dhe provokon në bazën ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli shkoi menjëherë në një kazermë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën. Ai lëshoi dhe...

Daut Haradinaj niset në protestën e Shkupit (FOTO)

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka lënë aktivitetet e fushatës për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet sot në Shkup në mbështetje të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu