Prokuroria e Shkupit ngriti aktakuza kundër katër personave për nxitje të urrejtjes në ngjarjet e ’28 Nëntorit’

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka përfunduar procedurën dhe ka dorëzuar aktakuzë në gjykatën kompetente kundër gjithsej katër personave të cilët në ngjarje të ndryshme në ditët e kaluara kanë kryer veprime që përmbajnë elemente të veprës penale – Shkaktim i urrejtjes, përçarjes ose mostolerancës mbi baza nacionale, racore, fetare dhe të tjera diskriminuese nga neni 319 paragrafi 1 i Kodit Penal. Për të katërit, të cilëve u ishte caktuar masa e paraburgimit në procedurën paraprake, prokurorët publik kërkuan nga Gjykata Themelore Penale Shkup që t’ua vazhdohet paraburgimi, transmeton Portalb.mk.

“Tre nga të pandehurit më 28 Nëntor, me rastin e festimeve të Ditës së Flamurit Shqiptar, duke djegur dhe grisur flamurin kombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkaktuan ndjenjën e urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës në bazë etnike dhe ekspozuan tallje me simbolin kombëtar. I pandehuri i katërt, pak ditë më vonë, më 2 dhjetor, ka dëmtuar flamurin e një shteti tjetër – Republikës së Shqipërisë – duke e djegur atë, gjë që ka shkaktuar urrejtje dhe intolerancë”, thonë nga Prokuroria.

Veprimet, shtojnë nga Prokuroria, e të pandehurve shkaktuan gjuhën e urrejtjes, e cila u shfaq veçanërisht në rrjetet sociale në ditët kritike, me tendencë të shndërrohej në incidente të reja dhune.

Ndryshe, Ministria e Brendshme deri tani ka arrestuar 18 persona në lidhje me ngjarjet e Ditës së Flamurit Shqiptar, nga të cilët katër janë në paraburgim, ndërsa ndaj dhjetëra personave ka nisur procedimi penal për shkak kaosit në rrugë dhe në komunikacion, informoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ngjarjet e kësaj dite (28 Nëntorit), pasuan me djegien e tre veturave, një objekt afarist dhe një fasadë shtëpie në Kumanovë, të cilat u përkasin qytetarëve shqiptarë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Xumi eliminohet nga Big Brother VIP Albania pas një nominimi të tensionuar me Eglin

Pas një jave të mbushur me debate dhe përplasje, Xumi është eliminuar nga Big Brother VIP Albania, duke humbur përballë Eglit në nominimin kokë...

Hakeri “ka puls”! Hakerët thyejnë profilin e Lojërave Ol*mpike për të postuar Gjestin!

Faqja zyrtare e Lojërave Olimpike është hakuar. Gjesti, kryefjala e mediave rozë në ditët e fundit, po merr përkrahje të jashtëzakonshme nga masa, shkruan IndeksOnline. Por,...

Kasami: Tetovarët duan që edhe një mandat të jem në krye të Tetovës

Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherit edhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në intervistën në Alsat, tha se, po do të kandidojë edhe...

Zot, ndoshta ka, ndoshta nuk ka!

Moderatori i Big Brother Vip Albania, Ledion Lico ka habitur shume ndjekes te show programit ne Top Channel, kur ne debat e siper ne...

Rikthehet dhuna e policisë – I riu shqiptar rrihet pa asnjë arsye

Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit që po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu