Projekti i “Jahja Pashës” vetëm në letër – Ganiu: Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Financave bllokojnë projektin!

Një vit na ndanë nga zgjedhjet e radhës lokale, në fushatën parazgjedhore të të cilave Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit kishin premtuar se do të realizonin projektin për zgjerimin e bulevardit “Cvetan Dimov”.

Sot aty ende nuk ka ndryshuar asgjë, është po e njëjta rrëmujë.

Sipas premtimeve duhet të ishte pranë përfundimit faza e parë ajo e shpronësimit dhe rrënimit të objekteve, por nuk është hedhur asnjë hap. Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, tha për Klan Maqedoni se projekti ka stagnuar për shkak të Ministrisë së Financave dhe Qytetit të Shkupit, duke ngritur dyshimet se ka pasur një koordinim mes këtyre dy institucioneve për të bllokuar projektin.

“Mirëpo aty u bllokua çdo gjë nga Qyteti I Shkupit. Arsyeja e zonjës Arsovska, asnjëherë nuk na ka informuar më shkrim zyrtarisht, përveç se në një television nacional në një intervistë kur e kanë pyetur se përse u ndal projekti I “ Jahja Pashës”, ajo u përgjigj se Qyteti i Shkupit ka humbur një rast gjyqësor ku është dashur të paguhen penale dhe se mjetet që janë paraparë për këtë boulevard, me njëfarë algoritmi që funksionon në Ministrinë e Financave, kjo e fundit e ka parë të arsyeshme që nga aty t’i marrë mjetet financiare dhe s ka pasur mjete për të vazhduar si projekt. Kemi kërkuar nga Ministri i Financave, Fatmir Besimi, sqarim se përse i kanë marr mjetet pikërisht prej aty, por s’kemi përgjigje. Unë jam I bindur se punimet duhet të fillojnë këtë mandat”, tha Visar Ganiu.

Projekti parashikonte që faza e parë të përfundonte brenda dy vitesh, por i njëjti as që ka nisur dhe askush nuk po e zgjidh këtë rrëmujë të krijuar nga vet institucionet.

“Dërguam pyetje konkrete ne Qytetin e Shkupit se a do ta bllokojnë projektin për Bulevardin “ Cvetan Dimov”, duke qenë se Qyteti i Shkupit është ura lidhëse mes pushtetit ekzekutiv, që do të drejtohet nga VMRO-DPMNE, dhe Komunës së Çairit. Parashtrohet pyetja edhe sa kohë qytetarët e Komunës së Çairit do të jenë dëm kolateral i politikave në vend?”, tha gazetarja Evi Shkopi.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se për ta është e rëndësishme që projekti të realizohet, por pa hyrë në detaje nëse do të tejkalohen mosmarrëveshjet mes Danela Arsovskes dhe VMRO-DPMNE-së kur në pyetje janë çështje më të rëndësishme që prekin qytetarët.

“Projekti për bulevardin Cvetan Dimov është projekt të cilin qyteti i Shkupit ka filluar ta realizojë, për të cilin fatkeqësisht mjetet e ndara për ndërtim janë tërhequr nga një llogari nga një përmbarues për një mosmarrëveshje që menaxhmenti i mëparshëm i qytetit e ka filluar në vitin 2020 dhe e ka humbur. Këshilltarëve nga qyteti i Shkupit iu dha mundësia që me huazim të sigurojnë financim për realizimin e tij, gjë që nuk u pranua. Qyteti i Shkupit konsideron se realizimi i këtij projekti është i rëndësishëm dhe mund të realizohet efektivisht për lehtësimin e trafikut, nëse qeveria qendrore siguron mjete financiare për realizimin e tij”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Projekti parashikon një zgjidhje moderne për arterien kryesore të Komunës së Çairit me 6 korsi, nga 3 në secilin drejtim, trotuare, shtigje biçikletash, gjelbërim dhe ndriçim të ri përgjatë gjithë trasesë prej 1100 metrash./tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kush do ta kalëroj VREDI-n?

Lideri që do të kalëroj me subjektin e stisur nga Micko me emrin e vërtetë VREDI, do të zgjidhet së shpejti thonë vredistët, ku...

Debat i ashpër mes Inës dhe Brikenës në BBV: Do sponsor për të të paguar miss-in

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP, tensionet janë rritur mes dy banoreve, Brikena Selmani dhe Ina Aderi, të cilat janë përfshirë sot në një...

Tallje për martesën e tretë, Blero reagon ndaj komentuesve

Natën e 12 janarit, në rrjet nisën të qarkullonin pamjet nga dasma e Bleros me partneren e tij, Eronita. Çifti i dha fund beqarisë...

Pas përplasjeve me SHBA, Kanadaja bën pakt me Kinën. Carney takon Xi Jinping në Pekin: Jemi në një mendje edhe për Groenlandën

Kanadaja dhe Kina kanë arritur një marrëveshje fillestare tregtare që do të ulë ndjeshëm tarifat për automjetet elektrike dhe kanolën, tha të premten kryeministri...

Tentoi të godiste me thikë një grua, policia neutralizon autorin brenda qendrës tregtare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Hong Kong. Pamjet tragjike kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa shihet momenti kur policia ndërhyn për të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu