Që pas daljes nga Big Brother Vip Albania, Ilnisa Agolli është shfaqur vazhdimisht në shoqërinë e Xhildës, e cila prej fillimit të sezonit është një prej moderatoreve të programit “Goca dhe gra”.
Por në puntatën e djeshme mes vajzave u vu re një qasje ndryshe. Ndonëse ishte Xhilda ajo që prezantoi Ilnisën si të ftuarën e radhës, kjo e fundit sapo hyri në studio zgjodhi të përfaqafojë vetëm Joridën, Rudinën dhe Einxhel duke lënë mënjëanë Xhildën dhe Eglën.
Të gjithë e dimë që marrëdhëniet e saj me Eglën nuk ishin më të mirat e mundshme që pas përfundimit të Big Brother Vip.