Presidenti Begaj voton në Tiranë: Procesi i qetë, i rendësishëm për qytetarët dhe demokracinë

Në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ushtruar të drejtën e votës në Tiranë.

Kreu i shtetit, votoi së bashku me bashkëshorten e tij në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë.

Pas votimit, Presidenti Begaj, foli para mediave, duke e vlerësuar procesin si të qetë dhe duke theksuar rëndësinë e tij për qytetarët dhe demokracinë shqiptare.

Begaj: “Procesi është i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët dhe demokracinë. Kemi hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për herë të parë voton diaspora. Zgjedhjet duhet të përmbushin standarde më të mira”, deklaroi Presidenti Begaj.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa presion dhe me përgjegjësi, duke theksuar se kjo ditë duhet të jetë një ditë feste për të gjithë.

Presidenti Begaj nënvizoi gjithashtu, rëndësinë e një administrimi dhe numërimi korrekt të votave, duke theksuar se administratorët zgjedhorë kanë detyrimin ligjor t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Koordinatori qeveritar për media Latif Arifi i lidhur me portal që merr para për reklama zgjedhore

Në kulmin e fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, qytetarët u “bombarduan” intensivisht me konferenca për shtyp, promovime të kandidatëve për kryetarë...

Instalimi i botës serbe në vend të eurointegrimeve!

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se qeveria e premierit Micko, ka drejtuar timonin nga Beogradi dhe Moska, pasi Brukseli i kërkoi Severnistanit të kryente...

Taksisti nga Shkupi “rrjep” dy shtetas të Turqisë: për 2 km rrugë u merr mbi 5 mijë denarë dhe i dëbon nga vetura

MPB njofton se mbrëmë vonë, në ora 22:20, në SPB Shkup, A.J.E. (27) nga Republika e Turqisë ka denoncuar se rreth orës 19:15, para...

Skandal në Vrapçisht: Isen Shabani ka paguar rreth 100 mijë euro për pastrim bore që nuk është kryer

Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, ka ngritur akuza të rënda për keqpërdorime financiare gjatë qeverisjes së ish-kryetarit të komunës, duke...

​Abdixhiku i vetëm humb 60 mijë vota

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 28 dhejtorit ra në 124 mijë vota, nga 171 mijë e 357, sa pati kapur më 9...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu