Presidenti Begaj në Ohër: Faktori shqiptar, urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë njëditore në qytetin e Ohrit, me ftesë të Presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Vizita u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal.

Gjatë takimit, u diskutua rëndësia e integrimit europian për të dy vendet, si dhe domosdoshmëria e projekteve të përbashkëta që sjellin përfitime konkrete për qytetarët. Të dy presidentët ndanë vizionin për një bashkëpunim më të ngushtë në fusha si ekonomia, infrastruktura, kultura dhe zhvillimi social.

Presidenti Begaj vuri theksin në rolin e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, të cilin e cilësoi si “urë lidhëse” mes dy shteteve dhe “garanci për progresin e qëndrueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë. Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut është urë lidhëse dhe element i rëndësishëm për progresin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona. Zhvillimi i projekteve të përbashkëta – jo vetëm ekonomike e infrastrukturore, por edhe kulturore e sociale – është i arritshëm dhe i mirëpritur. Me forca të përbashkëta drejt progresit,” – u shpreh Presidenti Begaj.

Vizita e Presidentit Begaj vjen në një kohë kur rajoni i Ballkanit Perëndimor po përballet me sfida të reja integruese dhe zhvillimore, ndërsa bashkëpunimi ndërfqinj shihet si kyç për një të ardhme të përbashkët europiane.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq

Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të...

Muamer Seferi, u.d. drejtor i ri i në “Parqe dhe Gjelbërime”

Shkup, 2 janar – Muamer Seferi zyrtarisht mori detyrën e u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”. Ai vjen në këtë pozicion si...

Irani gati të shesë armë të avancuara për kriptomonedha

Irani ka njoftuar se është i gatshëm të shesë sisteme të avancuara armatimi në këmbim të kriptomonedhave. Oferta vjen nga Qendra e Eksportit e Ministrisë...

Gjermania pyet adoleshentët: “Jeni gati për luftë?”

Qeveria gjermane ka nisur një anketë kombëtare, e cila kërkon të përcaktojë gatishmërinë e të rinjve për t’u bashkuar me Forcat e Armatosura, Bundeswehr. Çdo...

Policia ndalon personin që kërcënoi me jetë Halil Kastratin

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një shtetas kosovar, i cili dyshohet se publikisht kishte bërë thirrje për vrasjen e humanistit dhe klerikut Halil...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu