Posta dhe Hekurudhat të mbytura në borxhe

Dy shoqëritë aksionare shtetërore dhe njëra ndërmarrje publike janë të mbytura në borxhe, të cilat kanë të angazhuar gjithsej 4,400 punëtorë. Postat janë në borxh rreth 10 milion euro, dhe Ministri i transportit tha se banka private kredi dhënëse po sillet si fajdexhi ndaj kësaj shoqërie aksionare, që do ta ndalojnë.

“Kjo është beteja më e vështirë që do të ballafaqohem sepse problemet vetëm janë fshehur nën qilim. Do t’ju them se Posta e Maqedonisë aktualisht kanë një kredi të hapur në një bankë. Nuk po them banka – jo sepse është sekret, por sepse ekziston një kontratë e tillë e nënshkruar. Kjo kredi, për mendimin tim, është fajde, që paraardhësit e mi vetëm e kanë lënë. Do të ulem me menaxhmentin e “Postave” për ta ri negociuar, sepse është e palejuar të jetë ashtu dhe po shkatërrohet ndërmarrja”, tha Aleksandar Nikolloski, Ministër i transportit dhe lidhjeve.

Ka edhe më keq! SH.A. “Hekurudhat e Maqedonisë – Transporti” është borxhliu më i madhi në vend.
Sipas raportit të Ministrisë së Financave, vitin paraprak e mbylli me borxh prej gati 4 miliardë denarë, gjegjësisht gati 65 milionë euro. Në të dyja rastet qeveria nuk mund të ndihmoj me financa ngaqë ato ligjërisht janë të rregulluara të vetëfinancohen, andaj kërkohet ristrukturim i tyre. Kurse me Rishikimin e buxhetit e buxhetit ekzekutivi do të ndihmoj në N.P. “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura”, i cili është borxhliu i dytë me 41 milion euro. Ngecje që në të tre rastet ka vonesa me pagesa të punëtorëve.

“Sa i përket ‘Hekurudhave të Maqedonisë – Infrastruktura’ që është ndërmarrje publike shtetërore, mundemi dhe do të ndihmojmë nga buxheti për ta stabilizuar atë. Sepse nuk ka kuptim vetëm ta stabilizosh dhe nuk ka kuptim po ta shohësh nga ana tjetër, tani që njerëzit paguhen por nuk ka produktivitet. Pra, ne duhet të gjejmë një ekuilibër ku njerëzit të sjellin rrogën në shtëpi dhe duhet të jetë kështu, sepse në fund të fundit të gjithë kanë familje dhe duhet të jetojnë, por nga ana tjetër duhet të ketë produktivitet për ta justifikuar atë”, shtoi Aleksandar Nikolloski, Ministër i transportit dhe lidhjeve.

Dy shoqëritë aksionare fatura të karta të huave kanë në ndërmarrjet tjera shtetërore si “MEPSO”, Lotaria Shtetërore, Kompania “Aeroportet e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nga M-NAV, nga Kompania për Menaxhimin e Hapësirës Afariste – Shkup. Borxhet tjera janë kredi të marra nga bankat private. Ministri kërkon ndërhyrjen e organeve të hetuesisë për keqpërdorimet e mjeteve në këto tri kompani./Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hamëz Jashari i ri dhe nusja e tij me veshje tradicionale, sa hijeshi e bukuri!

Hamëz Jashari i ri, disa ditë më parë, kurorëzoi lidhjen e tij të dashurisë me fejesë, në një ceremoni familjare të mbushur me emocione...

Ja kush është vëllai i Selinës dhe i dashuri i Gretës

Tanimë është zbuluar sekreti që shpjegon afrimitetin e madh mes Selinës dhe Gretës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy vajzat nuk janë thjesht mikesha...

HARRY “REPLIKON” ME TRUMP/ Duka: Sakrificat e trupave të NATO-s në Afganistan të përmenden me respekt

Princi Harry i Britanisë së Madhe i është bashkuar zërave kritikë për deklaratën e presidentit të SHBA, se aleatët qëndruan larg frontit në Afganistan....

Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulime votash nuk kanë amnisti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dënuar manipulimin e votave të kandidatëve për deputet. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se komisionerë...

​FBI në Prishtinë, partneritet rutinë apo sinjal që rrëzon narrativat e Serbisë?

Të shpeshta janë bërë vizitat e agjentëve të Byrosë Federale Amerikane e Hetimeve, FBI në Kosovë. Takime të shumta me zyrtarë të institucioneve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu