Politikani serb: Vuçiq ka dorë në vrasjet politike, përfshirë Oliver Ivanoviqin dhe policit Afrim Bunjaku

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka publikuar një deklaratë të gjatë publike, në të cilën ngre akuza ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe figurave të tjera të larta politike e institucionale të Serbisë, duke i lidhur ato me vrasje politike, kërcënime dhe akte dhune gjatë dhe pas luftërave në Ballkan.

Në deklaratën e tij, Sanduloviq pretendon se Vuçiq “ka dorë në çdo vrasje politike”, duke përmendur në mënyrë specifike vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, si dhe vrasjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ai akuzon presidentin serb se ka menduar të armatosë, siç e cilëson ai, “terroristin e tij privat”, Milan Radoiçiq, dhe ta dërgojë në Kosovë, duke e lidhur këtë veprim me pasoja fatale.

“Mendoi ta armatosë terroristin e tij privat Milan Radoiçiqin dhe ta dërgojë në Kosovë – policin e Kosovës në detyrë e vrau atëherë”, ka deklaruar Sanduloviq.
Sipas tij, këto veprime përfaqësojnë një model të vazhdueshëm të përdorimit të dhunës për qëllime politike.

Sanduloviq përmend gjithashtu raste të kërcënimeve të supozuara ndaj gazetarëve dhe politikanëve serbë, të cilat, sipas pretendimeve të tij, janë pasuar më vonë nga vrasje dhe eliminime fizike.

Në deklaratë, ai i referohet edhe ngjarjeve të rënda gjatë luftës në Bosnje dhe Kosovë, duke i lidhur ato me deklarata publike të atribuara ish-zyrtarëve shtetërorë serbë, të cilat i cilëson si nxitëse të dhunës dhe përgjegjëse për pasoja tragjike ndaj civilëve.

Sanduloviq pretendon se edhe vetë ka qenë objekt kërcënimesh serioze në të kaluarën, ndërsa paralajmëron se vazhdimi i të njëjtës mendësi politike dhe institucionale mund të prodhojë pasoja të reja destabilizuese për rajonin.

Deklarata e tij ka nxitur reagime dhe debat të gjerë në opinionin publik, ndërsa institucionet përkatëse serbe nuk kanë komentuar ende mbi këto pretendime. Verifikimi i akuzave mbetet çështje e organeve të drejtësisë dhe institucioneve relevante, vendore dhe ndërkombëtare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

Trump protestuesve iranianë: “Ndihma është në rrugë”- paralajmëron veprime të forta ndaj Teheranit

Donald Trump u ka dërguar një mesazh protestuesve iranianë duke deklaruar se “ndihma është në rrugë”, në një kohë kur Irani po përballet me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu