PISA publikoi rezultatet për 2022-shin, Maqedonia e Veriut shënoi rënie të përgjithshme në cilësinë e arsimit!

U publikuan rezultatet e studimit ndërkombëtar PISA i cili u realizua në vitin 2022. Sot, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Evropian (OECD) publikoi rezultatet e këtij testimi të fundit ndërkombëtar, të cilat në Maqedoninë e Veriut tregojnë rënie të përgjithshme të nivelit të shkrim-leximit gjuhësor, matematikës dhe shkencave te nxënësit e moshës 15 vjeç në pothuajse të gjitha vendet pjesëmarrëse, transmeton in7.info.

“Me një diferencë minimale, rezultatet për Maqedoninë e Veriut ruajnë nivelin që ishte në vitin 2018. Nga gjithsej 81 vende që ishin pjesë e testimit, me 389 pikë të fituara , vendi ynë është në vendin e 61-të sipas rezultateve të matematikës. Me 359 pikët e arritura në matjen e shkrim-leximit gjuhësor, lexim me kuptim jemi renditur në vendin e 71-të, ndërsa në shkencat natyrore nxënësit tanë shënuan 380 pikë, që e rendit vendin tonë në vendin e 68-të në Evropë”, thonë nga MASh.

Në Maqedoninë e Veriut, 34% e studentëve arritën të paktën nivelin 2 të aftësisë në matematikë, dukshëm më pak se mesatarja në vendet e OECD-së (mesatarja e OECD: 69%).

“Rreth 1% e nxënësve në Maqedoninë e Veriut ishin performuesit më të mirë në matematikë, që do të thotë se ata arritën nivelin 5 ose 6 në testin e matematikës PISA (mesatarja e OECD: 9%). Në këto nivele, nxënësit mund të modelojnë matematikisht situata komplekse dhe mund të zgjedhin, krahasojnë dhe vlerësojnë strategjitë e duhura të zgjidhjes së problemeve për t’i trajtuar ato”, thuhet në vlerësimin e PISA-s.

Rezultatet do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme për rishikimin e politikave aktuale dhe krijimin e politikave arsimore të ardhshme, thonë nga MASh.

PISA është një nga testimet ndërkombëtare më kredibile dhe më të besueshme që mat shkrim-leximin, pra njohuritë e zbatueshme që i nevojiten nxënësit për të vazhduar arsimimin e tyre dhe për të pasur sukses në jetën e tij personale dhe profesionale. Detyrat në testet janë në lidhje me situata reale në të cilat mund të gjenden nxënësit dhe nëpërmjet përgjigjeve nuk matet riproduktiviteti por njohuria funksionale, e cila është e rëndësishme për lidhjen, kuptimin dhe zgjidhjen e problemeve.

Testimi PISA për herë të parë në vendin tonë u realizua në mënyrë elektronike, ndërsa OECD dha vlerësim të lartë e cila e konfirmoi gatishmërinë teknike të Maqedonisë së Veriut dhe përsosmërinë e realizimit, gjë që nuk është rasti në 20% të vendeve pjesëmarrëse në të cilat nuk është respektuar të paktën një nga standardet e realizimit të testimit.

Kjo është pjesëmarrja e katërt e Republikës së Maqedonisë së Veriut në PISA, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Më parë kemi qenë pjesë e studimeve në vitet 2000, 2015 dhe 2018. Në muajt prill dhe maj 2022 ishin përfshirë 6610 nxënës nga 111 shkolla të mesme, ku varësishtë madhësisë janë testuar nga 35 deri në 155 nxënës në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Realizues i studimit në vendin tonë është Qendra Shtetërore e Provimeve.

Kujtojmë se asgjë nuk është bërë për tre rekomandimet kyçe që i dha Komisioni Evropian Maqedonisë së Veriut në vitin 2022 në fushën e arsimit dhe kulturës. Të njëjtat vlejnë edhe këtë vit. Raporti i KE-së për progresin në Kapitullin 26: Arsimi dhe kulura, është identik me atë të vitit të kaluar. Vendi vazhdon të mbetet mesatarisht i përgatitur në këtë fushë. Njëjtë si edhe në periudhën paraprake raportuese edhe në këtë periudhë, është bërë përparim i kufizuar me miratimin dhe prezantimin e udhëzimeve dhe programeve për të forcuar përfshirjen dhe promovimin e aftësive të gjelbra. Zbatimi i strategjisë së arsimit 2018-2025 ka vazhduar të jetë të jetë i ngadaltë, si dhe zhvillimi i një sistemi të duhur monitorimi. Kurse, miratimi i legjislacionit kryesor u vonua përsëri

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Macja Skaj në qendër të vëmendjes: Alarm në Kisela Vodë, 3000 euro për gjetjen e macës

3000 euro SHPËRBLIM! Kërkohet Skaj – Mace femër, e humbur në Kisela Vodë, mes Çeshmës dhe shkollës “Partenija Zografski”. Dallohet sepse ka ngjyrë gri të çelët...

Zv.kryeministri shqiptar🇦🇱 dhuron shenjtoren shqiptare🇦🇱 Nënë Tereza, por vetëm në maqedonisht🇲🇰!

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, në Takimin e Liderëve 2026 në Davos, të organizuar nga Abraham House, ka hapur më...

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu