Petrovska: Kishte interesim nga anëtaret e NATO-s për ngjarjet në M-NAV, politika t’i heq duart nga sindikatat

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska ka konfirmuar se ka pasur reagim nga NATO lidhur me ngjarjet në operatorin për navigacion ajror M-NAV, por jo në formë të reagimit zyrtar me shkrim.

“Kur flasim për NATO-n të mos flasim se edhe ne jemi në NATO. Komunikimin që e kemi në bazë ditore, por në nivele të ndryshme, se janë bërë pyetje në kuadër të asaj që po ndodh absolutisht, po. Reagim zyrtar me shkrim, të paktën në Ministrinë e Mbrojtjes nuk ka. Megithatë, çdo lloj komunikimi ne e konsiderojmë, ndoshta jo për shqetësim, por për interesi, për atë që të po ndodh që është absolutisht legjitime. Në këtë moment të ditës, në aeroportin e Shkupit kanë ateruar dy aeroplanë nga vendet-anëtare të NATO-s me qëllim të caktuar, kështu që është i qartë interesi i vendeve-anëtare të NATO-s, të cilët e shprehin këtë”, tha Petrovska në pyetjen e gazetarëve.

Ajo përkujtoi se që javën e kaluar për ngjarjet në M-NAV ka pasur konsurltim me kryeministrin dhe se ka thënë që kompromis me sigurin e qiellit mbi vendin nuk guxon të ketë. Këtë tha e ka treguar edhe seanca e djeshme e Qeverisë, me propozimin e dhënë nga ana e kryeministrit për shkarkimin e drejtorëve dhe drejtorët e rinj të emëruar në vendin e tyre.

Lidhur me komentet e gjykatës, gjegjësisht vendimet që i kanë sjellë për shqiptimin e masave të kujdesit të të involvuarve në incidentin në M-NAV ajo tha se nuk pajtohet me to.

“Personalisht nuk jam dakord dhe mendoj se do të duhet të rishqyrtojnë vendimin e tyre. Absolutisht nuk dua të ndikoj në vendimet nga pozicioni i ministres së Mbrojtjes, por do të duhet ta marrin më seriozisht gjithë këtë situatë. Ata ndoshta do të kenë kohë shtesë, jam e bindur se organet ekzekutive apo MPB do të bëjnë një punë të madhe dhe kanë përfunduar punën e tyre deri tani. Megjithatë, është e nevojshme të merret parasysh i gjithë legjislacioni në RMV, por edhe obligimet e ndërmarra në nivel ndërkombëtar”, tha Petrovska, e cila po u përgjigjej pyetjeve pas nënshkrimit të Memorandumit të mirëkuptimit për mbështetjen e nëntë milionë eurove nga Fondi evropian për paqe për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ajo theksoi se si punëdhënës ka komunikim me katër sindikata në mbrojtje me, të cilat thotë zhvillojnë dialog në bazë javore dhe ka bërë apel deri te sindikata në M-NAV, por edhe deri te të gjitha sindikatat që të angazhohet për zgjidhje të problemeve pa politizim të tyre, ndërsa partitë politike të mos i keqpërdorin sindikatat.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu