Petar Bogojevski, me tone përçmuese: “Ali Ahmeti, ç’të vlejnë njëqind betejat, kur në fund e humbe luftën nga ne?

Në një reagim të fortë dhe me tone përçmuese ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, politikani maqedonas dhe udhëheqësi i lëvizjes Maqedoniski Koncept, dr. Petar Bogojevski, ka publikuar një mesazh të drejtpërdrejtë ku deklaron se Ahmeti “i ka fituar betejat, por e ka humbur luftën”.

Bogojevski shkruan:

“Shok Ahmeti, ti thua se ke fituar njëqind beteja. Ndoshta i ke fituar, por ç’të vlejnë ato, kur në fund luftën e humbe nga ne!
Ata që ke rreth vetes nuk kanë guxim të ta thonë të vërtetën, prandaj po ta them unë: ti ke humbur gjithkund – në terren, në institucione, në besim, në legjitimitet dhe në të ardhmen.
Ti u përpoqe të zëje një vend në histori, por ne e morëm të ardhmen. Historia nuk i mban mend ata që kanë nisur konflikte, por ata që i kanë përfunduar!
Ti je në strofën e fundit të këngës tënde, ndërsa ne po e luajmë notën e parë.
Të kemi mposhtur me armë, të kemi mposhtur me ide. Është një humbje që nuk shërohet as me mite, as me pllaka përkujtimore.
Ti po shkon në harresë, në plehun e historisë! Dhe atje, shok, ti na prisje, por ne ju lamë juve.
Kot i ke të gjitha flamujt që i valëvite, sepse në fund flamuri që do të mbetet, është yni.
Mos harro – betejat i fitojnë komandantët, por luftërat i fitojnë liderët. E ti, kurrë nuk ke qenë i tillë!”

Në fund të reagimit të tij, Bogojevski e mbyll me një notë ironike:

“Me një dozë kënaqësie, dr. Petar Bogojevski.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lirim Memetaj: Më ka rënë në dorë telefoni i një zyrtari të lartë të Vetëvendosjes… Allahu na ruajt

Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka ngritur sot dyshime për zhvillime të reja skandaloze brenda Lëvizjes Vetëvendosje, pas një deklarate enigmatike të publikuar në...

Afrim Gashi mungon në protestën “Unë jam UÇK”, pavarësisht paralajmërimit se do të marrë pjesë

Pavarësisht paralajmërimeve dhe pritshmërive se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të merrte pjesë në protestën për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së dhe për...

Angelov me provokim para protestës: UÇK-ja të trajtohet si organizatë kriminale dhe të dënohet për krimet, protesta nuk do ta lëkundë Gjykatën në Hagë

Pak orë para fillimit të protestës në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Stojançe Angelov, ish-pjesëtar i njësive speciale maqedonase gjatë konfliktit të...

Protesta që bashkon! Limaj, Gucati, Ahmeti dhe vëllai i ish-presidentit Thaçi në Shkup

Një protestë madhështore u mbajt sot në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale. Qindra qytetarë nga të...

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu