Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Me rastin e kësaj dite, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kujtuar këtë moment përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar këtë periudhë si pesë vjet padrejtësi.
Në reagimin e tyre thuhet se për gjithë këto vite, heronjtë e lirisë po mbahen larg familjeve të tyre dhe vendit për të cilin luftuan me nder e sakrificë.
“Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan. Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK.
Ndërkaq, më 4 nëntor, Jakup Krasniqi shënoi pesëvjetorin e qëndrimit të tij në paraburgim, pesë vjet larg lirisë, familjes dhe atdheut që i shërbeu me përkushtim, transmeton Klankosova.tv.
