“NO” – Real Madridi i jep një përgjigje të prerë Phil Fodenit në Instagram

Një episod interesant dhe humoristik ka ndodhur në Instagram mes yllit të Manchester Cityt, Phil Foden, dhe klubit mbretëror spanjoll, Real Madrid. Gjithçka nisi kur përforcimi më i ri i “Los Blancos”, Trent Alexander-Arnold, ndau një postim në rrjetin social për prezantimin e tij si madrilen.
Nën këtë postim, Foden komentoi me humor: “Ndoshta mund të bashkohem edhe unë, shok?😂” , duke ngacmuar mikun e tij të ri. Por ajo që befasoi ndjekësit ishte reagimi i menjëhershëm i profilit zyrtar të Real Madridit, i cili u përgjigj me një koment të shkurtër dhe të prerë: “NO”.

Ky reagim shkaktoi mijëra reagime dhe komente në rrjet, ku tifozët e interpretuan përgjigjen si një refuzim elegant, ndoshta në stilin karakteristik të klubit – apo ndoshta një tjetër batutë e ftohtë në këtë “loje të ngrohtë” mes futbollistëve.

Pavarësisht nëse ishte thjesht humor apo një mesazh i koduar, një gjë është e sigurt: edhe në rrjetet sociale, Real Madridi di të jetë i drejtpërdrejtë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nxënësi model nga Dizhoni – donon 5 mijë euro për shkollën “Imri Elezi”, para që i grumbulloi nga YT

Nxënësi nga Çairi dhuron 5 mijë euro për shkollën e tij “Imri Elezi” Një gjest frymëzues nga një i ri në Çair po bën bujë...

Mexhiti: Haqim Ramadani i ka grisur pllakatat e VLEN-it pa u konsultuar me ne

Kryetari i Çairit dhe lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka zbuluar se kandidati i VLEN-it për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka vepruar...

Vdekja e kosovares 25 vjeçare në Tetovë, Ambasada e Kosovës në Shkup konfirmon tragjedinë (Foto)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë mbrëmjes së ditës së mërkurë në Tetovë. Siç bëhet e ditur, një vajzë 25-vjeçare nga Kosova ka humbur...

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu