Përfundon një rund “i vështirë por i dobishëm” i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran në Oman

Përfundon një rund “i vështirë por i dobishëm” i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran në Oman

Rundi i katërt i bisedimeve bërthamore mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara ka përfunduar në Muskat të dielën. Teherani ka lënë të kuptohet se do të caktohet një rund i ri nga ndërmjetësit omanezë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, shkroi në X se bisedimet e së dielës ishin “të vështira, por të dobishme” për të ndihmuar “t’i kuptojmë më mirë qëndrimet e njëri-tjetrit dhe për të gjetur mënyra të arsyeshme dhe realiste” për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet.

“Për rundin tjetër, Omani do të njoftojë pastaj,” shkroi ai.

As Shtëpia e Bardhë e as Departamenti i Shtetit nuk kanë komentuar ende për bisedimet, por i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, kishte thënë më herët se rezultati i bisedimeve në Oman mund të vendosë nëse diplomacia do të vazhdojë apo do të dështojë.

Përçarje të thella janë shfaqur gjatë javëve të fundit rreth vijave të kuqe, të cilat kërcënojnë me prishjen e bisedimeve.

Witkoff, i cili është kryenegociatori i Uashingtonit, deklaroi në një intervistë para bisedimeve se qëndrimi i SHBA-së është “pa pasurim [të uraniumit]”, që do të thotë se Irani duhet të shkatërrojë programin e tij bërthamor, përfshirë objektet kryesore në Natanz, Fordow dhe Isfahan.

“Nëse diskutimet e së dielës nuk japin rezultate pozitive, do të na duhet të eksplorojmë qasje alternative”, paralajmëroi Witkoff, duke lënë të kuptohet qartë se mungesa e përparimit në Oman mund të përfundojë me këtë pistë negociatash.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, i cili është negociatori kryesor i Teheranit, ka deklaruar se pasurimi është “i panegociueshëm” dhe ka refuzuar mundësinë e shkatërrimit të programit bërthamor.

Duke folur para bisedimeve në Oman, Araqchi tha se mund të arrihet një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara nëse qëllimi i Uashingtonit është të sigurojë që Teherani të mos zotërojë armë bërthamore.

“Por, nëse qëllimi i negociatave është t’i mohohet Iranit e drejta për energji bërthamore, e them qartë se Irani nuk do të tërhiqet nga asnjë prej të drejtave të tij”, shtoi ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar për mundësinë e një veprimi ushtarak nëse përpjekjet diplomatike dështojnë, dhe se Izraeli që ka gjasa të marrë pjesë në sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Irani ka premtuar se do të përgjigjet ndaj çdo sulmi dhe ka treguar kapacitetet e tij ushtarake javët e fundit, përfshirë prezantimin e një rakete të re dhe një baze nëndetëse për dronë. /REL/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu