Ku mbeti ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat?

I shumëpërfoluri ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në “državën Severna”, nuk përmendet më nga vredistët e përhenur gjatë fushates zgjedhore, pasi despoti i tyre Micko ia preu si me thikë atë pretendim që nuk duket gjëkundi se “nuk do të ketë punësime mbi baza etnike vë profesionalizmit dhe meritokracisë”.

Ky reagim i kryekomitit Micko për begunët vredistë qe si një rrufe në qiell të hapur, sepse ata nuk e pandehën këtë reagim të shefit të tyre mbi parullën e ndryshimit për përfaqësim të shqiptarëve në administratën publike.

Tani që ajo temë u harrua ne fushatën zgjedhorë sejmenët e Mickos u premtaojnë shqiptarëve hapje të vendeve të reja të punës dhe progres që nga Likova deri në Strugë por, në vend të Valonit punësohet Zorani!

Dhe kështu premtimet e honxhobonxhove të VREDI-it po i del boja ku ata vazhdojnë të premtojnë për ndryshim dhe vende pune që nuk i kanë në dorë nga tubimi në tubim, më zotimin për një jetë ndryshe.
Ndërsa Valoni pret pas derës për një post shoferi, ata ia lajnë kokën me broçkullat e radhës se pas zgjedhjeve je i pari në listë për t’u punësuar.

Kësisoj, në vend të përfaqësimit të drejtë po zbatohet përfaqesimi jo i drejtë dhe diskriminues ndaj shqiptarëve, pa çka se vredistët ulërasin nëpër tubime përmes megafoneve të tyre se ne e sollëm ndryshimin, ndryshim ky që nuk duket në horizont veç në imagjinatën e tyre.

Këto zgjedhje në vërtet do të jenë një përgjigje e qartë ndaj atyre që premtuan shumë për shqiptarët dhe sollën shumë për veten dhe për familjarët e tyre.
Një votë për kandidatin vredist është nje votë plus për despotin Micko!

Fundja, zgjedhësit shqiptarë e kanë në dorë fatin e tyre nëse do votojnë për kukullat e Mickos apo për kandidatët e pavarur të vërtetë apo për të propozuarit nga subjektet politike shqiptare.

Bashkë me ligjin për përfaqësim të drejte duket se do të bjerë edhe VREDI nga “kali i ngordhur” ku ka hipur!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

‘Rama’, ‘Trump’, ‘Putin’, persona me maska ushtarake dhe flamur serb në karnavalin e Vevçanit (Foto)

Nusja dhe dhëndri, djajtë, Budallenjtë e Gushtit dhe “Fisi Shumëngjyrësh” nga Afrika morën jetë në rrugët e Vevçanit. Nën diellin e dimrit dhe në...

Gjakovë: Vëllai i dehur sulmon vëllanë

Një incident familjar ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjakovë. Sipas raportit policor, vëllai i dehur ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij. Lidhur me rastin...

Kasami: Sa të jetë Ahmeti kryetar i BDI-së, nuk ka koalicion me atë parti

Deri sa të jem në krye të Lëvizjes Besa dhe të VLEN-it, nuk do të ketë bashkëpunim me BDI-në e Ali Ahmetit, tha Bilall...

Sot mbahet takimi i liderëve në Maqedonin e Veriut, vetëm Filipçe nuk do të marrë pjesë

Me iniciativë të Kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në Klubin e Deputetëve do të mbahet takimi i liderëve me kryetarët e...

Sot dhe nesër shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, ngjarja që ndryshoi historinë e Kosovës

Po bëhen 27 vjet nga kur një nga masakrat më të rënda në Kosovë, ajo e njohur si Masakra e Reçakut, e cila ndodhi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu