“Unë u ndava nga gruaja për Gjestin dhe për të, jam i gatshëm të mbaj burg. Kam investuar 12,000 dollarë në veturën time, e cila ka qenë një simbol i pasionit tim për Gjestin. Jam një fans i flaktë i tij dhe i cmendur pas këtij personazhi të momentit. Jam aq i fiksuar sa kam rregulluar veturën duke përdorur foto të Gjestit dhe madje kam ngjyrosur flokët si ai.
Jetmir Krasniqi është emri i fansit të Gjestit. Sipas Krasniqit, Gjesti është një djalë i mirë dhe besnik, dhe nuk mendon keq për askënd. Ai beson se njerëzit mund të flasin keq për të nga xhelozia.
Prej kohës kur vendosa foton e Gjestit në veturë, kam pasur shumë telashe me policinë e Kosovës. Ata më kanë futur në një grup ku kanë shkruar që, në rast se shihni këtë veturë, duhet ta ndaloni, sepse unë lëshoj muzikë të Gjestit në të. Ata më thonë se lëshoj muzikë shumë të lartë.
Unë kam vetëm këngët e Gjestit dhe mbaj vetëm muzikën e tij. Ndonjëherë nuk i di titujt e këngëve, por ka një këngë që më prek shumë dhe atë e lëshoj më shpesh. Krasniqi pret që të pijë një kafe me Gjestin, pasi ky i fundit të dalë si fitues nga shtëpia e famshme e VIP-ave të Big Brother Albania. Madje, ai është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbështetur Gjestin.
Për më shumë, ndiqni videon.”