Pendarovski: Qeveria nuk ka ndërmend të ecë drejt BE-së – Po afrohet me vendet jo-demokratike të Evropës

Shkup — Ish-presidenti Stevo Pendarovski ka deklaruar se qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut nuk ka asnjë vullnet të vërtetë për të çuar përpara procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, përkundër retorikës zyrtare që e paraqet BE-në si “qëllim strategjik”.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Pendarovski e cilësoi si “retorikë të zbrazët” deklaratën e ministrit të Jashtëm, i cili së fundmi e përshkroi SHBA-në si partner strategjik dhe BE-në si objektiv strategjik. “Të gjithë ata që janë të angazhuar në politikën e jashtme e dinë mirë që kjo qeveri nuk ka ndërmend të ecë drejt BE-së me këto kushte,” theksoi ai.

Sipas Pendarovskit, Maqedonia është rasti i parë në historinë e zgjerimit evropian ku një vend kandidat vendos kushte për një shtet anëtar, në këtë rast Bullgarinë, për të pranuar gjykime nga Strasburgu apo për të njohur pakicën maqedonase. “Këto mesazhe janë për konsum të brendshëm. Qeveria nuk ka asnjë synim të ndryshojë Kushtetutën apo të përfshijë bullgarët. Dhe kjo është e vetmja pengesë për të avancuar,” u shpreh ai.

Ai kritikoi ashpër edhe orientimin e ri ekonomik të qeverisë, e cila po ndërton partneritete me vende si Hungaria, të cilën BE-ja po e sanksionon për shkelje të vlerave demokratike. “Po mësojmë nga Viktor Orbán, njeriu që shpiku termin ‘demokraci joliberale’ dhe që shfaq krenari për këtë model qeverisjeje,” tha Pendarovski me ironi. “Pse nuk ndërtojmë një partneritet strategjik me Gjermaninë, e cila ka një qeveri konservatore që është në të njëjtin grup politik me VMRO-DPMNE-në?”

Në përfundim, Pendarovski paralajmëroi se po shfaqet qartë një tendencë për t’u lidhur me vende që kanë qëndrime anti-evropiane dhe që janë të izoluar brenda vetë Bashkimit Evropian. “Po afrohemi me ‘dele të zeza’ të BE-së. Çfarë saktësisht do të mësojmë prej tyre?” pyeti ai retorikisht.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kovaçev kërkon publikimin e emrave të personave me shtetësi bullgare: Në Maqedoni ka mbi 180.000 qytetarë me pasaporta bullgare

Eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Andrej Kovaçev, kërkoi miratimin urgjent të ndryshimeve në Ligjin për shtetësinë bullgare gjatë një takimi me gazetarë...

Sulimani pyet Sejdiun – A djersiteni kur shihni se si Ministrja i ndërhyn Kasamit për të folur edhe maqedonisht?!

Në emisionin e TV21, Sulimani ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së ministres së Arsimit, e cila gjatë një konference për media e ndërpreu disa...

Kurti: Ose “Kurti 2.5” deri në dhjetor, ose “Konjufca 1” deri në prill

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën në konferencë se deputetët kosovarë kanë dy opsione: ose të votojnë për të mandatuarin...

Prokurori Shpëtim Peci urdhëron rinumërim në Mitrovicë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së refuzojnë pa u hetuar manipulimet

rokurori Shpëtim Peci ka urdhëruar rifillimin e numërimit të votave në Mitrovicë, pas dyshimeve për parregullsi në procesin zgjedhor. Megjithatë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së...

Shaholli: Vredistët i kthejnë borxhin Albinit!

Vredistët i kthejnë borxhin Albinit! Sot vredistët i kanë kthyer borxhin Albin Kurtit, për gjoja "fitoren" e djeshme, ku LVV mori 7 komuna nga 27...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu