Pendarovski për kryqin në Kodrën e Diellit: Përpjekje për të fituar pikë në periudhë parazgjedhore

Shkup, 18 nëntor – I pyetur nëse duke pasur drojë nga tensionimi i marrëdhënieve në shtet, pas vendosjes dhe reagimeve për kryqin në Kodër të Diellit por edhe pllakën në Sopot, Presidenti Stevo Pendarovski, tha se këto gjëra po bëhen në prag të periudhës parazgjedhore dhe që individë apo subjekte të fitojnë ndonjë votë më shumë.

“Kjo është aventurë absolutisht e panevojshme për këdo të Maqedoni, sepse e dimë se si i kemi kaluar në të shkuarën kur kemi pasur tensione dhe konflikt ndëretnik” u shpreh Pendarovski, duke siguruar se shteti nuk do të destabilizohet nga këto raste.

“Dua që të gjitha ato përpjekje, nga cilado anë që vijnë, t’i vë në këtë kontekst, periudha parazgjedhore, disa muaj para zgjedhjeve nëse ato janë në pranverë dhe një mënyrë e rrezikshme të vini deri tek një rejting dhe pikë politike që dikush do t’i fitonte.

Megjithatë po them, do të ngrini tensione, në ditën e zgjedhjeve edhe ndoshta mund të fitoni ndonjë votë më shumë, nëse e ngrini atë retorikë nacionaliste, por çfarë do të bëjmë ditën tjetër?! Sipas meje, asnjë tension politik në kuadër në marrëdhënieve ndëretnike nuk mund ta destabilizojë Maqedoninë, sepse kemi kornizë që funksionon tashmë 22 vjet, por po them se është keq si praktikë politike dhe si përpjekje të disa individëve apo subjekteve politike që me këtë që fitojnë pikë, kjo është e rrezikshme në instancat e fundit, shteti nuk do të destabilizohet, megjithatë mund të përkeqësohen marrëdhëniet ndëretnike mes bashkësive në Maqedoni dhe kjo është gjëja e fundit që na duhet pas gjithë problemeve tjera që i kemi”, tha Stevo Pendarovski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka...

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu