Patrioti me bateri kineze!

( Dhe Feridi faqe ndërron,
Dje shante, sot lëvdon…!
Noli për Zogun )

(Nga:Medai Shaholli)
Dje, në përvjetorin e 24-të të çlirimit të Sllupçanit nga forcat kryengritëse të UÇK-së, në manifestimin që u mbajt në këtë vend simbolik të qëndresës dhe sakrificës shqiptare mori pjesë dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari.

“Në Sllupçan, aty ku si sot e 24 vjet më parë erdhi liria dhe emancipimi i këtij vendi,” -shkruan Taravari në rrjetet sociale, duke kujtuar me nderim veprën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Ai theksoi se UÇK-ja “me gjak e jetë bëri gati tryezën ku më pas do të firmosej Marrëveshja e Ohrit”, duke nënvizuar se liria dhe paqja që gëzon sot vendi janë rezultat i një sakrifice të jashtëzakonshme.

“Lavdi të përjetshme dëshmorëve, atyre që janë dëshmia më sublime e dashurisë për Jetën dhe Paqen!” – përfundoi Arben Taravari.

Ndërsa një ditë më parë në një prononcim për një media Arben “patrioti” me bateri kineze tha:
Sulmi i Vicës si ngjarjet e Gostivarit, konflikti i 2001 nuk na duhej, duhet të dënohet!

Dhe pyetja që shtrohet natyrshëm është se cilit Arben t’i besojmë sot, këtij “trimit dhe patriotit” me bateria që nderoi veprën sublime të luftëtarët e UÇK-së në Sllupçan apo atij që një ditë më parë tha se duhej dënuar konflikti i 2001?

Përkufizimi i “patriotit” Arben se UÇK-ja përgatiti me gjak e jetë tavolinën ku do nënshkruhej MO, se liria dhe paqja që gëzon vendi janë rezultat i një sakrifice të jashtëzakonshme, nuk janë tjetër veçse fjalë boshe që janë shkruar për militantët e tij që i thotë për kredi politike.
Liria dhe barazia nuk erdhi kurrë me nëshkrimin e MO, pasi kryengritjen e 2001 komandantët renegatë dhe dezertorë e përdorën për interesat e tyre dhe jo lirinë dhe barazinë e shqiptarëve, ndaj jemi ku jemi sot si popull nomad pa identitet gjuhësor me nofkën e turpit si 20%!

Përse i kapën armët luftëtarët e lirisë për ta sjell në pushtet Ali Ahmetin me skotën e tij apo për liri dhe barazi të plotë?
Kryengritja shqiptare e 2001 u manipulua dhe u sabotua nga komandantët renegatë në krye me Ali Ahmetin dhe forcat politike shqiptare kur nënshkruan kapitullimin me MO, e cila sanksionoi gjuhën shqipe si gjuhë e 20%!

Kryengritja shqiptare dhe misioni i saj liridashës u sabotua dhe qëllimi i saj u devijua ndaj kjo mbetet si kujtim i hidhur kur fitorja kthehet në humbje në tavolinë!

Ndaj, juve pasardhësve të nënshkruesve të kapitullimit në Ohër dhe gjithë komandantëve dezertorë nuk keni pse të shkoni në Sllupçan, pasi rrugët tuaja dhe të luftëtarëve të lirisë janë të ndara. Ata me lirinë dhe kombin ndërsa ju me pushtetin dhe karrierizmin e sëmurë!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu