Pasi tha se qytetarët kanë më shumë para sesa 10 vjet më parë, Liza Gashi tash thotë se Kosova është vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor

Zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ditë më parë ka deklaruar se qytetarët e Kosovës sot kanë më shumë para sesa dhjetë vjet më parë.
“Ju po merrni disa produkte që juve po iu konvenojnë, qytetari kurrë ma shumë pare nuk ka pas. Sot qytetari ka pare më shumë se që ka pas para 10 viteve”, tha ajo në nëj paraqitje televizive në T7, transmeton lajmi.net.

Tash, me anë të një postimi në Facebook, Gashi ka shkruar se Kosova është vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor dhe e ka nivelin më të ulët të kriminalitetit.

“Kosova shënon një tjetër sukses ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar. Indeksi Global 2025 e rendit vendin tonë më të sigurtin në Ballkanin Perëndimor, me nivelin më të ulët të kriminalitetit dhe një ngritje prej 34 pozicionesh nga viti 2021. Ky rezultat është tregues i qartë i forcimit të sundimit të ligjit dhe angazhimit të institucioneve tona të sigurisë. Indeksi mbështetet nga BE, Interpol dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.”, ka shkruar ajo.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Azizi: Safe City shpëton jetën!

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kritikave për Ligjin “Safe City”, duke sqaruar në mënyrë indirekte edhe përfitimet reale që kjo...

Skandal në Ministrinë e Bujqësisë: Zyrtar i lartë ka përvetësuar subvencione për toka që nuk i posedon

Një ish‑zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, i angazhuar si kryetar i njësisë rajonale në Kavadarci, dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme duke siguruar...

Momenti kur Nënë Tereza i drejtohet Bill Clintonit: “Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”

Nënë Tereza, e njohur sot në mbarë botën si Shën Tereza, mbetet një nga figurat më të mëdha humane të historisë. Vepra e saj...

Mendo dy herë para se të hedhësh parfum në qafë!

Shumë parfume përmbajnë përbërës kimikë që mund të ndërhyjnë në balancën hormonale të trupit. Kur parfumi aplikohet drejtpërdrejt në zonën e qafës, këto substanca...

Agjenda e plotë e Ramës në Izrael, protokoll i nivelit më të lartë i rezervuar për pak liderë botërorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael, ku është pritur me protokoll të nivelit më të lartë shtetëror, një trajtim i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu