Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Dardan Krasniqi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News” komentoi situatën politike në Kosovë, duke theksuar sfidat e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje dhe ndikimin e tyre mbi qytetarët.
” Nuk mendoj se edhe në këtë fazë ne shqiptarët po arrijmë të kalojmë egot dhe inatet politike që janë duke na përcjellë kaq gjatë e sidomos pas pavarësisë së Kosovës.
Albin Kurti bisedon me ndërkombëtarët për zbatimin e ligjeve për automjetet dhe të huajt
Mendoj që ne tani e dimë fituesin edhe fitues është Lëvizja Vetëvendosje, e ka mazhorancën, mirëpo ende nuk e dimë as se si do të jetë plani i saj qeverisës me shumë probleme që ka krijuar edhe kjo qeverisje, po edhe në përgjithësi situatat me çfarë jemi ballafaquar edhe me dialogun me Serbinë, edhe me partnerët ndërkombëtarë, po edhe me zgjidhjen e situatës me presidentin ose presidenten, çfarëdo cilën do ta kemi.
Ajo çka është e qartë dhe çka është duke u parë që, zoti Kurti edhe Lëvizja Vetëvendosje nuk ka interes, nëse mund ta them kështu, me i tejkaluar krizat edhe me e vu edhe pushtetin edhe qeverisjen në funksion të qytetarëve dhe të halleve të tyre, ku tashmë barra e qytetarëve në këtë vend, edhe me koston që me shportën e ushqimeve dhe me rritjen e çmimit të energjisë.
Plani i Mitchell-it dhe kemi çmimet ndër më të larta të energjisë, vetëm sa po fut vendin në krizë.
Pra, një betejë e fituar e zotit Kurti, po me sa po shihet një luftë e humbur. Edhe po e përmbylli këtë pjesë me këtë që po besoj që është shumë e vërtetë se momentet më të rrezikshme në demokracinë për shqiptarët vijnë me fitoret e mëdha”, u shpreh Krasniqi.
