Pas kritikave për veshjen e Zelenskyt, Yermaku shkon me kostum e kravatë në Arabinë Saudite

Gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, iu bë një pyetje që ndoshta nuk e ka pritur: pse nuk vesh kostum. Ai madje ishte kritikuar nga gazetari që ia shtroi pyetjen. Mësa duket, shefi i zyrës së Zelenskyt, Andriy Yermak, ka marrë mësim.

Të martën në Arabinë Saudite po zhvillohet takimi mes delegacioneve të ShBA-së dhe Ukrainës. Në takim pritet të diskutohen mënyrat se si mund t’i jepet fund luftës me Rusinë. Përpos temave të rëndësishme, vëmendje mori edhe veshja e shefit të Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak.

Ai i cili zakonisht del në paraqitje publike i veshur me këmisha ose xhaketa me ngjyrë të gjelbër ushtarake, njësoj si presidenti Zelensky, në Arabi pati veshje krejt tjetër – kostum e kravatë.

Gjatë vizitës së Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë, gazetari Brian Glenn presidentin ukrainas e pyeti: “Pse nuk vishni kostum? Ju jeni në nivelin më të lartë në zyrën e këtij shteti dhe ju refuzoni që të vishni kostum.”

“A keni kostum? Shumë amerikanë kanë problem që ju nuk po e respektoni dinjitetin e kësaj zyre” – vazhdoi reporteri amerikan, raporton televizioni BBC.

Zelensky iu përgjigj: “Do të vesh një kostum pasi të përfundojë kjo luftë. Ndoshta diçka si yti, po. Ndoshta diçka më të mirë, nuk e di, ndoshta diçka më të lirë.” Në Zyrën Ovale u dëgjuan të qeshura.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Në tre muajt e fundit, në Maqedoni ka pasur më tepër divorce sesa martesa

Më pak martesë dhe më shumë divorce, ka regjistruar Enti Shtetëror i Statistikave në tremujorin e tretë të këtij viti, përcjell TV21. Në këtë tremujor...

UEFA uron Shqipërinë për 28 Nëntor: Një komb i pasionuar pas futbollit!

nstitucioni i futbollit evropian, UEFA ka uruar Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në urimin e saj në Facebook, UEFA e ka cilësuar Shqipërinë...

Abdixhiku për 28 Nëntor luan shah me Fadil Hadergjonaj-Bjeshkën: I qetë, i fortë, i drejtë, fitimtar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka publikuar një fotografi me gjeneralin, Fadil Hadergjonaj, Bjeshka. Teksa shihet duke luajtur shah me të, Abdixhiku...

Hashim Thaçi uron Shqipërinë nga gjykata e Hagës, ish-presidenti: Sot nuk duhej të kishte seancë për mua, është festa e gjithë kombit shqiptar

Ish-presidenti, Hashim Thaçi, duke shprehur revoten e tij për mbajtjen e seancës më 28 nëntor, ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e flamurit. Ky...

Turqia uron Shqipërinë për Ditën e Flamurit: Gëzuar aleatit tonë

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë i ka shprehur urimet e saj Shqipërisë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Mesazhi i urimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu