Papa Leoni XIV viziton Turqinë, heq këpucët kur futet në Xhaminë Blu

Papa Leoni XIV, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, shkoi edhe në Xhaminë Blu të Stambollit, ku u prit dhe u shoqërua nga kreu i Diyanet-it, presidenti i Çështjeve Fetare, Safi Arpagus. Ashtu si paraardhësi i tij, Papa Françesku, dhe të tjerë para tij, edhe Leoni XIV hoqi këpucët në respekt të traditave vendase.

Xhamia Sultan Ahmet, e njohur gjerësisht si “Xhamia Blu”, është ndër faltoret më të rëndësishme të Stambollit. E ndërtuar mes viteve 1609-1617 nga sulltan Ahmeti I, ajo u ngrit mbi një pjesë të ish-Pallatit të Kostandinopojës, me synimin të bëhej qendra kryesore e adhurimit në Perandorinë Osmane. Ajo mori nofkën “Blu” falë 21 mijë e 43 pllaka të qeramikës turke që zbukurojnë muret dhe kupolën. Xhamia është e vetmja në Turqi me gjashtë minare (zakonisht janë katër), ndërsa më shumë ka vetëm xhamia e Qabes në Mekë, me shtatë minare.

Pas momentit të lutjes në Xhami, Ati i Shenjtë do të shkojë edhe në Kishën ortodokse Mor Ephrem, në pjesën evropiane të Stambollit, për një takim privat me krerët e Kishave dhe komuniteteve të krishtera. Kjo kishë, e inauguruar në vitin 2023, është e para dhe deri më sot e vetmja e ndërtuar në Turqi që nga themelimi i Republikës.

Pasditja do ta gjejë Papën në Kishën Patriarkale të Shën Gjergjit për Doksologjinë, një rit i shkurtër fetar, ndërsa më pas do të zhvillojë një takim me Patriarkun Bartolomeu I në Pallatin Patriarkal, ku të dy do të firmosin një Deklaratë të përbashkët.

Vizita e ditës do të mbyllet me meshën në Volkswagen Arena, një hapësirë shumëfunksionale që mund të presë deri në 6 mijë persona. E inauguruar në vitin 2015, arena është pjesë e kompleksit kulturor Uniq në Maslak të Stambollit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu