Pajaziti: Flamuri Autoktonous: simbol identitar, jo nxitje e urrejtjes

Shkruan: Muhamer Pajaziti

Flamuri Autoktonous nuk është simbol i urrejtjes, ndasive etnike apo intolerancës, siç tentohet të interpretohet në mënyrë të ngushtë dhe politike.

Në thelb, ky flamur shpreh një të vërtetë historike dhe civilizuese: shqiptarët janë ndër popujt më të hershëm të Ballkanit, autoktonë në trojet e tyre, të cilët, për shkak të proceseve historike dhe copëtimit të padrejtë territorial, sot gjenden të ndarë në pesë shtete.

Por dikujt e vërteta historike po i dhemb, sepse ekziston ende mentaliteti që çdo element i identitetit shqiptar – flamuri, gjuha, historia apo simbolet kulturore – të interpretohet si kërcënim dhe jo si pasuri.

Prandaj u arrestua një i ri në Kumanovë, por simbole të tilla kombëtare fatkeqësisht dhe çuditërisht janë larguar edhe nga staudimi kombëtar i Tiranës.

Në Ballkan, për shekuj me radhë, gjuhës shqipe iu mohua e drejta e përdorimit publik.

Shqiptarëve u ishte ndaluar leximi i librave të rilindasve, hapja e shkollave shqipe, e madje edhe mësimi i alfabetit të tyre.

Çdo përpjekje për kulturë, gjuhë, vetëdije kombëtare e arsimim u konsiderua rrezik, ndërsa ata që guxonin të mbronin identitetin e tyre, burgoseshin, internoheshin apo shpalleshin armiq.

Edhe sot, në disa vende të rajonit, një pjesë e autoriteteve vazhdojnë ta lexojnë gabimisht simbolet shqiptare jo si pjesë të mozaikut kulturor të Ballkanit, por si mjet destabilizues. Ky është mentalitet i vjetër, i trashëguar nga periudha që nuk i përkasin Europës demokratike, as rendit modern kushtetues, e aq më pak shoqërive multikulturore.

Nëse rajoni dëshiron të ecë drejt Europës, duhet ta mësojë një parim themelor të demokracisë: identiteti kulturor nuk është rrezik, por pasuri. Askush nuk duhet të frikësohet nga një flamur që nuk kërkon territore, por dëshmon kujtesën historike të një populli.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu