“Investimi i shekullit kthehet në zhgënjim: MAGNA dyshohet se i mohon qëllimisht pagën e 13-të punëtorëve”

Skandal në zonën ekonomike të Strugës: MAGNA me “standarde gjermane”, por punëtorëve u mohon pagën e 13-të

Kompania gjermane MAGNA, e reklamuar me bujë si “bumm investitor” dhe shembull i standardeve të punës në stil gjerman, po përballet me akuza të rënda nga punonjësit në zonën ekonomike afër Strugës.

Në hapje, institucionet lokale dhe qendrore premtuan se me ardhjen e MAGNA-s të rinjtë nuk do të detyroheshin të largoheshin drejt Gjermanisë, sepse “standardet gjermane” do të instaloheshin këtu. Por dëshmitë e punëtorëve flasin për një realitet krejt të ndryshëm.

Ndërrimi i tretë -i detyrueshëm për të gjithë

Punëtorët që kontaktuan redaksinë thonë se çdo i punësuar është i obliguar të punojë me rotacion edhe ndërrimin e tretë, pa asnjë mundësi shmangie. Sipas tyre, ky është kusht i vendosur qartazi nga menaxhmenti.

Kushtet për pagën e 13-të dhe praktika e dyshimtë e kompanisë

Sipas punëtorëve, MAGNA u ka komunikuar se paga e 13-të mund të përfitohet vetëm nëse gjatë vitit realizohen një sërë kushtesh, përfshirë edhe punimin e 19 të shtunave.

Por këtu nis problemi kryesor.

Punonjësit raportojnë se:
• Ata që kanë arritur 18 të shtuna të punuara nuk thirren më në punë në fund të vitit.
• Mungesa e vetëm 1-2 të shtunave ua pamundëson përfundimisht marrjen e pagës së 13-të.
• Punëtorët dyshojnë se kjo bëhet qëllimisht, për t’i shmangur kompanisë kostot shtesë.

Sipas tyre, kjo praktikë po i privon qindra punonjës nga një bonus që mund ta fitonin lehtësisht nëse kompania do t’i lejonte të punonin deri në plotësimin e kuotës.

“Standardet gjermane”? Vetëm në propagandë

Punëtorët e përshkruajnë situatën si një zhgënjim total. Sipas tyre, realiteti i brendshëm nuk ka lidhje me imazhin që MAGNA projektoi në fillim: as transparencë, as stabilitet, as trajtim korrekt.

Ata thonë se kompania po përdor politika që i dëmtojnë financiarisht punëtorët dhe shkelin pritjet e krijuara publikisht për “kushte europiane”.

Në fillimet e saj kjo kompani kishte rreth 1100 të punësuar, ndërsa tani numri ka rënë në rreth 700 të tillë.

Autoritetet heshtin

Derimë tani, nuk ka reagim zyrtar as nga autoritetet lokale, as nga ato shtetërore, as për pretendimet e punonjësve, as për mënyrën se si kompania po menaxhon procesin e pagës së 13-të.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu