Pas fitores së LDK-së në Prishtinë, reagimi i Doarsa Kicës: “Pa truproje, pa xhipa, pa helmim të gjuhës…”
Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve në Prishtinë, ku LDK-ja siguroi fitoren, kanë nxitur reagime nga figura të ndryshme politike. Deputetja Doarsa Kica ka publikuar një mesazh ku përshëndet votën dhe dërgon goditje të qarta ndaj sjelljeve të kundërshtarëve politikë.
“Pa truproje; pa xhipa; pa helmim të gjuhës; pa urrejtje; pa nënçmime; pa takime në 2-3 të natës; pa eksploatim të aparatit shtetëror. Me 3 shkronja; me zemër e me qetësi,” ka shkruar Kica, duke shtuar se shoqëria duhet të ruajë një klimë të shëndoshë për të “kthyer dritën në vend”.
Reagimi i saj po qarkullon gjerësisht në rrjete sociale, ndërsa rezultati në Prishtinë po shihet si një goditje e rëndësishme politike ndaj VV-së në kryeqytet.
