OVL-UÇK u bën thirrje veteranëve të UÇK-së të mos udhëtojnë për në protestën në Shkup, pasi nuk ka garanci nga RMV se nuk do të ndalohen apo arrestohen

Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë siguruar lejen nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për mbajtjen e protestës paqësore të paralajmëruar për nesër në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Megjithatë, OVL-UÇK u ka bërë thirrje veteranëve të luftës që të mos marrin pjesë në protestë, pasi nuk kanë marrë garanci nga shteti maqedonas se pjesëmarrësit nuk do të ndalohen apo arrestohen.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, vlerësoi se ekziston rrezik real për ndalime, duke kujtuar rastet e mëhershme kur autoritetet maqedonase kanë arrestuar ish-luftëtarë të UÇK-së. Për këtë arsye, Syla u ka kërkuar veteranëve që në vend të tyre të dërgojnë familjarët në protestë.

Sipas tij, protesta pritet të jetë e madhe, pasi OVL-UÇK ka marrë konfirmime për pjesëmarrje nga diaspora, si dhe nga Shqipëria dhe Lugina e Preshevës.

Ndërkohë, Syla e ka cilësuar “të panevojshëm dhe të njëanshëm” vendimin e kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski, për ngritjen e një shtabi krize para protestës. Ai ka theksuar se protesta do të jetë paqësore dhe ka apeluar që autoritetet maqedonase të mos provokojnë incidente.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

Ledion Liço zbulon pamje nga prapaskenat e Big Brother VIP Albania 5

Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Lico, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram për të paralajmëruar edicionin e pestë të BBVA,...

Politikani serb: Vuçiq ka dorë në vrasjet politike, përfshirë Oliver Ivanoviqin dhe policit Afrim Bunjaku

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka publikuar një deklaratë të gjatë publike, në të cilën ngre akuza ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe figurave të...

“Më të fortë se kur do hynim në Kosovë”, Vuçiç shkon dhe provokon në bazën ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli shkoi menjëherë në një kazermë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën. Ai lëshoi dhe...

Daut Haradinaj niset në protestën e Shkupit (FOTO)

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka lënë aktivitetet e fushatës për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet sot në Shkup në mbështetje të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu