Osmani me ftesë të presidentit Erdogan merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka udhëtuar për në Turqi për të marrë pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se forumi i këtij viti, me temën “Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar”, synon t`i adresojë sfidat ndërkombëtare në një kontekst të polarizuar global, duke vënë theksin në nevojën që diplomacia ta rifitojë rolin e saj si forcë stabilizuese dhe ndërtuese e paqes.

Presidentja Osmani në Forumin e Antalisë, do ta ketë një bashkëbisedim në temën boshte të edicionit të këtij viti për rikthimin e diplomacisë në një botë të fragmentuar.

Gjatë punimeve të Forumit, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me homologë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Forumi Diplomatik i Antalisë është një platformë e nivelit të lartë, që mbledh liderë shtetesh, diplomatë të rangut të lartë dhe ekspertë nga mbarë bota, për të diskutuar çështje kyçe të sigurisë, politikës së jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mbi 300 mjekë shqiptarë vitet e fundit braktisën Maqedoninë e Veriut

Mjekët e rinj që diplomojnë në fakultetet e mjekësisë përgatiten të largohen nga Maqedonia e Veriut, ndërsa janë në studime. Më shumë se 300...

Shekerinska: Bosnja dhe NATO po hedhin një hap më tej

Sarajevë, 24 tetor – Zëvendëskryetarja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Radmila Shekerinska, është deklaruar pas nënshkrimit në Bruksel të Programit të Parë të...

Macron: Sanksionet amerikane ndaj Rusisë, një pikë kthese

Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur nga Parisi nëpërmjet një videokonference, teksa filloi samiti i koalicionit të udhëheqësve perëndimor, të cilët janë aktualisht brenda...

Rubio: SHBA po shqyrton vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyra për dislokimin e forcave ndërkombëtare në Gaza, ndoshta nën një mandat të Kombeve të Bashkuara, tha sot Sekretari...

BDI: Hajde, menjëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Konkluza kryesore nga mbledhja e sotme e Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim ishte e qartë dhe unanime: Të shkohet menjëherë në zgjedhje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu