Osmani e Kurti: “Defender Europe”, dëshmi se Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë deklaruar se organizimi i ushtrimit ndërkombëtar ushtarak “Defender Europe” është dëshmi që Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO.

Gjatë vizitës në stërvitjet në Babaj të Bokës, Osmani të martën ka thënë se Kosova është e gatshme të kontribuojë në operacione të tilla, si shtet i barabartë dhe anëtare e NATO-s.

“Jemi të gatshëm jo vetëm të kontribuojmë në operacione të tilla, por njëkohësisht të jemi shtet i barabartë dhe shtet anëtarë i NATO-s. Dua t’i falënderoj gjeneralët e SHBA-së që janë jo vetëm sot, por që janë një kohë të gjatë me ushtarët tanë në trajnime e përgatitje”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, ushtrimi “Defender 25” është dëshmi e fuqishme e aleancës së palëkundur në mes të SHBA-së dhe Kosovë.

Ndërkaq kryeministri në detyrë ka thënë se ushtrimi tregon fuqinë vepruese të Kosovës dhe aftësinë për të kontribuuar në sigurinë rajonale e më gjerë.

“Në këtë rast konkretisht, Republika e Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, bashkë me ne, kemi arritur të tregojmë dhe demonstrojmë fuqinë tonë për veprueshmërinë që e kemi me NATO-n. Në këtë mënyrë e forcojmë kauzën tonë se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është vetëm për dobi të vendit tonë, por edhe për kontributin që jemi në gjendje të japim”, u shpreh Kurti.

Ai bëri të ditur se në ushtrimin “Defender 2025” kanë marrë pjesë gjithsej 29 shtete, dhe se për zhvillimin e këtij ushtrimi janë shpronësuar rreth 4000 hektarë tokë, të cilat tashmë janë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës./RTK

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar

MPB njofton se dje (10.11.2025), punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë – Njësia e Punëve të Brendshme Radovish, ndaluan M.B....

Mitrovica nën llupë për manipulim zgjedhor: VV nervoz, CETIS me “keqardhje”, PDK do rivotim

Mitrovica është vendosur nën llupë. Dyshime të rënda për cënim serioz të integritetit zgjedhor janë ngritur pas identifikimit të mbi 20 fletëvotimeve me numra të...

SHASHSHA i reagon Janevskës: Gjuha është pasuri, mosrespektimi i saj është dobësi

Shkup, 8 nëntor – Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, znj....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu