Orar pune prej gjashtë orësh, pa ulje të pagave

Partia E Majta propozon në Parlament uljen e orarit të punës në gjashtë orë pa ulje të pagave. Kjo, siç thonë nga E Majta, për shkak se pushteti nuk dëshiron të rrisë pagat. “Propozimi ynë është konceptuar me kujdes, që të mos ketë shpenzime nga buxheti. Nuk ka një ritëm artificial të imponuar dhe mendojmë se vjen në mënyrë natyrale në këtë kohë”, tha në konferencën e djeshme për shtyp, deputeti i së Majtës, Amar Mecinoviq. Orari tetëorësh i punës, siç u shpreh ai, është mbetje nga koha industriale dhe është standard për orarin e plotë të punës që nuk i përshtatet këtij bote, shkruan gazeta KOHA.

“Kjo botë që po e jetojmë sot ka rritur produktivitetin, falë teknologjisë. Detyrat e punëtorit janë automatizuar, digjitalizuar dhe përparojnë në atë mënyrë që ai nuk është më i përfshirë siç ishte në kohën industriale”, tha Mecinoviq në Parlament. Ai theksoi se teknologjia po përparon, ndërsa dita e punës për punëtorët është e mbushur me ankth, lodhje kronike, rraskapitje dhe nuk kanë, siç tha, hapësirë të vërtetë për pushim dhe kujdes për familjen.

Ai kujtoi se E Majta ka propozuar ligj për rritje të pagave sipas modelit të sindikatës, por, siç tha, ai nuk kaloi. Informoi se propozimi i tyre vjen nga analiza dhe theksoi se tashmë Islanda, Japonia, Britania e Madhe, Suedia, Franca, Gjermania dhe të tjerë kanë futur orar më të shkurtër pune ose eksperimentojnë me modele për orar më të shkurtër pune. Në rajon, në maj të këtij viti, autoritetet e Malit të Zi e ulën orarin e punës.

“Të gjitha analizat tregojnë se rezultatet janë të qarta. Produktivitet më i mirë, më pak mungesa në punë, shëndet mendor më i mirë dhe besnikëri më e shtuar ndaj detyrave të punës nga ana e punëtorëve. Asnjë nga këto vende nuk pësoi goditje ekonomike, përkundrazi shumë kompani raportuan rritje”, tha Mecinoviq, ndërsa shtoi se pret përkrahje nga partitë për propozimin e tyre dhe bëri apel të përfshihen sindikatat, shoqatat e punëtorëve, shoqatat që merren me të drejtat e punëtorëve dhe pret përkrahje nga partitë. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu