“Operacion i suksesshëm”, Irani: 80 përqind e raketave goditën objektivat izraelite

Televizioni shtetëror iranian ka pohuar se 80 përqind e rreth 200 raketave të lëshuara në Izrael goditën objektivat izraelite.

Megjithatë, Forcat e Mbrojtjes izraelite kanë thënë se “nuk janë në dijeni” për ndonjë lëndim nga sulmi, i cili u nis në orët e fundit.

Për më tepër, një zëdhënës i Magen David Adom – shërbimi i reagimit emergjent të Izraelit – deklaroi se nuk kishte “raportime për të lënduar nga zjarri në drejtim të Izraelit”.

Ndërkaq, Presidenti i SHBA, Joe Biden udhëzoi ushtrinë amerikane që të ndihmonte Izraelin për të rrëzuar raketat e Iranit.

Joe Biden dhe Zëvendës Presidentja Kamala Harris ndodhen në Shtëpinë e Bardhë dhe po monitorojnë sulmin iranian kundër Izraelit.

Tetë persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur në një sulm me armë në Jaffa pranë Tel Avivit.

Shtatë persona janë plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë./abcnews.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shpërfillja e gjuhës shqipe nga vredistët!

Këto ditë zëvendëskryeministri vredist i qeverisë së koalicionit Bekim Sali, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Davosit, ka shpërndarë një pllakat përkujtimor...

“Safe City” apo gjobitje selektive? Sela akuzon qeverinë për eksploatim të shqiptarëve

Ziadin Sela: Projekti “Safe City” po përdoret për zhvatje të shqiptarëve Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së implementimit...

BDI-Çair: Sheshi Skënderbeu pa fazën e tretë, 20 milionë euro zhduken nga buxheti

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Çair vazhdon, siç thotë, “serialin e ekspozimit të mashtrimit të madh” nga ana e qeverisë dhe pushtetit...

VMRO-VLEN-ZNAM dhe Levica votuan “Safe City”, nga 1 shkurti nisin gjobat

81 vota “për” gjobat që vijnë nga “Safe City”. VMRO-VLEN-ZNAL, Levica dhe deputeti i pavarur tashmë, Ilir Demiri kanë votuar që nga 1 shkurti...

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Qyteti i Sigurt”

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Safe City”. Ministria e Brendshme thotë se tabelat janë vendosur në përputhje me Rregulloren për shenjat...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu