Omer Ajdini refuzon të kandidojë në Likovë me mbështetje të BDI-së, por as nuk rreshtohet pas Fetait!

Zhurnal nga burime të brendshme ka mësuar se ish kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, Omer Ajdini, ka refuzuar kandidaturën për kryetar Komune në Likovë. Agjencia e Lajmeve Zhurnal kontaktoi Ajdinin por ky i fundit refuzoi prononcim mbi këtë temë duke deklaruar se janë çështje të brendshme partiake, për të cilat nuk mund të pronocohet publikisht. Por, burime tona të brendshme mësojnë që Ajdini nuk rreshtohet me Fetain e as nuk ka pranuar kandidaturen në Likovë, shkruan Zhurnal.

Ajdini refuzon kandidaturën me mbështetje të BDI-së për Likovën –

Burime të sigurta për redaksinë Zhurnal jozyrtarisht kanë konfirmuar se Omer Ajdinit i është ofruar pozita e kandidatit të përbashkët ASH-BDI për kryetar Komune në Likovë. Por, ky i fundit ka refuzuar për çështje të parimeve personale. Edhe pse kontaktuam Ajdinin për një konfirmim të këtyre informatave as nuk i pohoi dhe as nuk i mohoi, por u përgjigj se janë çështje të brendshme dhe nuk mund të pronocohet publikisht.

“Shikoni janë çështje të brendshme partiake, nuk e di nga dalin këto informata por megjithatë unë nuk mund të pohojë diçka të tillë derisa janë diskutime të brendshme partiake”, tha Omer Ajdini për Zhurnal.

Ndërkaq, burime tona të afërta me degën e ASH-së në Likovë kanë informuar se Ajdini këtë ofertë e ka refuzuar përshkak të parimeve të tija personale që nuk mund të bashkëpunojë me BDI-në pasi këta të fundit i ka quajtur kriminelë me vite të tëra dhe ka luftuar keqqeverisjen e tyre.

Ndryshe, sipas aktivitetit publik të Ajdinit konfirmojmë saktë se ky i fundit nuk është rreshtuar me Arben Fetain. Pra, edhe nëse informatat jozyrtare dalin të jenë të sakta se Ajdini ka refuzuar pozitën e kandidatit të përbashkët BDI-ASH, sërish ky refuzim nuk nënkupton që Omer Ajdini është rreshtuar pas Arben Fetait.

Megjithatë, refuzimi i kësaj kandidature si mundësi reale dhe e artë që Omer Ajdini të jetë kryetar Komune duke marrë parasysh shtrirjen e BDI-së në Likovë, flet shumë për dinjitetin e Ajdinit dhe parimet e tija personale që edhe përkundër ofertës tejet serioze që mund të prodhonte rezultat të sukesshëm ka refuzuar. Pra, nuk i ka tregtuar parimet e tij me një pozitë të kryetarit të Komunës.

Nga ana tjetër, në takimin e së shtunës ku i pranishëm ishte edhe Taravari në Kumanovë, në asnjë prej fotografive nuk është parë Omer Ajdini që të ketë qenë prezent. Kështu që, nga kjo kuptohet që aktualisht Ajdini ka ngrirë aktivitetin e tij publik e politik me shumë gjasë deri në pastrimin e kësaj situate politike të mjegulluar. //Zhurnal.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu