OKB miraton rezolutën e SHBA-së për Gazën- Dokumenti përfshin vendosjen e një force ndërkombëtare

Me 13 vota pro, Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi një rezolute të hartuar nga Shtetet e Bashkuara e cila mbështet planin e paqes të Donald Trump për Gazën. Dokumenti, për të cilin Presidenti amerikan tha se do të çonte në paqe të mëtejshme në të gjithë botën, u abstenua nga Rusia dhe Kina, por pa vendosur veton.

Trump u shpreh se votimi që njeh dhe miraton Bordin e Paqes, i cili do të kryesohet nga ai vetë, do të mbahet mend si një nga miratimet më të mëdha në Historinë e Kombeve të Bashkuara. Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz tha pas votimit se rezoluta përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm që do t’i mundësojë Gazës të lulëzojë dhe do të krijojë një mjedis që do t’i lejojë Izraelit të jetojë i sigurt.

Izraeli tha se plani i Trump për Gazën do të sjellë paqe dhe prosperitet, por Hamasi, të cilin rezoluta e përjashton nga çdo rol qeverisës në Gaza, tha se dokumenti nuk i plotëson kërkesat dhe të drejtat politike dhe humanitare të palestinezëve.

Plani i paqes përmes të cilit dy palët arritën armëpushimin më 10 tetot, autorizon krijimin e një Force Ndërkombëtare Stabilizimi që do të bashkëpunojë me Izraelin dhe Egjiptin, si dhe me policinë palestineze të trajnuar rishtazi, për të ndihmuar në sigurimin e zonave kufitare dhe çmilitarizimin e Rripit të Gazës.

Me një gjuhë të ndërlikuar, rezoluta përmend krijimin e një shteti të mundshëm palestinez në të ardhmen. “Sapo Autoriteti Palestinez të ketë kryer reformat e kërkuara dhe rindërtimi i Gazës të ketë filluar, mund të jenë krijuar kushtet për një rrugë të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze”- thuhet në tekst, mundësi kjo që është hedhur poshtë me vendosmëri nga Izraeli. Rezoluta bën thirrje gjithashtu për rifillimin e shpërndarjes së ndihmës humanitare në shkallë të gjerë përmes organizatave ndërkombëtare humanitare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Duam më shumë tualete në Parlament”, kërkesa e çuditshme e kryeministres japoneze

Kryeministrja e Japonisë ka bashkuar forcat me më shumë se 50 ligjvënëset të tjera për të kërkuar më shumë tualete për gratë në Parlament,...

Me mbi 338 mijë vota, Albin Kurti vendos rekord të ri zgjedhor

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti, e ka thyer rekordin e tij që e kishte vendosur në zgjedhjet e 9...

Avokatët janë optimistë se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen në pranverë nga Haga

Avokati Emrush Kastrati vlerëson se procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është i tejzgjatur dhe totalisht i padrejtë. Megjithatë, Kastrati në “FIVE” u shpreh...

Vetura bie në lumin Radika! Dy persona humbin jetën

SPB Gostivar ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në rrugën rajonale MAvrovë-Dibër, një veturë me targa të Gostivarit ka rënë në lumin Radika,...

Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq

Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu