Oda Amerikane shpreh shqetësimin për sulmet verbale ndaj medieve dhe institucioneve të drejtësisë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me sulmet verbale të Kryeministrit në detyrë ndaj gazetarëve dhe televizionit Klan Kosova, një prej medieve më të mëdha në vend.

Për një reagimi për media thuhet se në një ditë kur qytetarët e Republikës së Kosovës demonstruan demokracinë në veprim, sulmet e tilla jo vetëm që përbëjnë një sulm ndaj lirisë së shprehjes, por gjithashtu përbëjnë një nxitje të drejtpërdrejtë të dhunës ndaj medies në fjalë, duke vënë në rrezik dhjetëra gazetarë dhe qindra punonjës të kësaj organizate.

“Sulmet e vazhdueshme verbale ndaj bizneseve, disa mediave dhe opinionistëve gjatë ditëve të fundit, si dhe ndaj prokurorëve dhe institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit, cenojnë liritë themelore, për promovimin e të cilave shoqëria kosovare dhe partnerët ndërkombëtarë janë angazhuar dhe kanë investuar për vite me radhë. Për më tepër, sulmet ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë jo vetëm që shkelin parimin e ndarjes së pushteteve, por gjithashtu bien ndesh me parimin themelor të sundimit të ligjit, i cili ndalon ushtrimin arbitrar të pushtetit. Veprime të tilla dërgojnë sinjalin më negativ të mundshëm për qytetarët, bizneset vendore dhe investitorët e huaj, duke rritur pasigurinë juridike në Kosovë”, thuhet në reagim.
Ndër të tjera bëhet e ditur se Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson fuqishëm se liria e shprehjes duhet të respektohet në Kosovë, se pavarësia e të gjitha institucioneve duhet të garantohet dhe se ekzekutivi duhet të bashkëpunojë me të gjitha shtyllat e qeverisjes dhe institucionet jo shtetërore, të cilat luajnë një rol kyç në avancimin e demokracisë dhe promovimin e zhvillimit ekonomik në Kosovë. Kosova duhet të mbetet një vend ku qytetarët e saj dëshirojnë të jetojnë dhe ku ndërmarrjet private mund të lulëzojnë pa frikën e veprimeve arbitrare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiq: Jemi në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, nuk e dimë se për çfarë qëllimi kanë ardhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se shërbimet e sigurisë janë në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, pa specifikuar se cili mund...

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese

Nuk ka hapa konkretë nga Maqedonia në procesin eurointegrues, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, përcjell TV21. Në të theksohet...

Haqim Ramadani: Do ti nxjerri pazaret e pista të partive shqiptare që shitën Bërvenicën

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër pas përfundimit të raundit zgjedhor, duke akuzuar disa parti shqiptare për, siç...

Postimi prekës i djalit të Jakup Krasniqit: Sot bëhen pesë vite që ne presim drejtësi, edhe në pleqëri po sakrifikon me dinjitet

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit përmes një postimi në Facebook tha se sot bëhen pesë vjet që babai i tij është në...

Kërçova dhe Bërvenica “Etike”, ndërsa Dibra “Etnike”, “Abija” Zek dhe moralet me dy fytyra

Kur politika vishet me “etikë”, zakonisht fsheh një kalkulim të thatë interesash. Këtë e pamë qartë te Zeqirja Ibrahimi, i cili, në prag të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu