Gjimnazi “7 Marsi” në Tetovë organizon punëtori për bullizmin dhe dhunën me nxënësit e viteve të para

Sot, në Gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë është zhvilluar një punëtori edukative me temë “Bullizmi dhe Dhuna”, e organizuar nga psikologia e shkollës, znj. Makfire Sherifi. Aktiviteti u mbajt me nxënësit e viteve të para, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për fenomenin e bullizmit dhe mënyrat për të parandaluar dhunën në ambientet shkollore

Gjatë punëtorisë, nxënësit u angazhuan në diskutime dhe ushtrime praktike që synojnë të zhvillojnë aftësitë e komunikimit, respektin ndaj bashkëmoshatarëve dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve.

Në një prononcim për media, znj. Makfire Sherifi theksoi:

“Bullizmi dhe dhuna në shkolla janë probleme që kërkojnë ndërgjegjësim dhe veprime të vazhdueshme. Punëtoritë si kjo ndihmojnë nxënësit të kuptojnë pasojat e sjelljeve agresive dhe të mësojnë mënyra konstruktive për të zgjidhur konfliktet. Edukimi dhe dialogu janë çelës për një ambient shkollor të sigurt dhe miqësor.”

Organizimi i këtij aktiviteti është pjesë e programit të shkollës për parandalimin e bullizmit, duke u fokusuar në edukimin e nxënësve për respektin reciprok dhe zhvillimin e marrëdhënieve pozitive brenda komunitetit shkollor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka...

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu