Nxënësi model nga Dizhoni – donon 5 mijë euro për shkollën “Imri Elezi”, para që i grumbulloi nga YT

Nxënësi nga Çairi dhuron 5 mijë euro për shkollën e tij “Imri Elezi”

Një gjest frymëzues nga një i ri në Çair po bën bujë në rrjetet sociale. Hunejs Kurtishi, nxënës nga lagjja Dizhon, ka dhuruar 5 mijë euro për shkollën ku ndjek mësimet, “Imri Elezi”, duke treguar se moshat e reja mund të japin shembuj të jashtëzakonshëm solidariteti dhe përgjegjësie shoqërore.

Paratë, siç njofton TV21, Hunejsi i ka grumbulluar nga aktiviteti i tij në YouTube (YT), ndërsa lajmin e ka bërë publik babai i tij, ilahisti i njohur Nusret Kurtishi.

Donacioni do të përdoret për blerjen e kamerave të sigurisë dhe sistemit të identifikimit me kartela për mësimdhënësit, duke përmirësuar kushtet dhe sigurinë në shkollë.

“Dëshira e tij është që të kontribuojë në shkollë dhe të jetë një shembull për të tjerët, duke synuar të motivojë dhe frymëzojë bashkëmoshatarët,” – ka shkruar Nusret Kurtishi në rrjete sociale.

Ky veprim i Hunejs Kurtishit është pritur me vlerësime të shumta nga mësimdhënës, bashkëmoshatarë dhe komuniteti i Çairit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu