‘Nuk më tut, Sami!’ – Matoshi i kthehet Lushtakut: Të kanë mujt burrat, mos u kap me gra!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar ashpër pas deklaratave fyese dhe denigruese të kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku, i cili së fundmi e quajti atë dhe deputetet e tjera të VV-së “k#drat që duhet t’i lidhë Albin Kurti”.

Matoshi ka kthyer përgjigje me tone të forta, duke i përmendur humbjet politike të Lushtakut dhe duke e akuzuar atë për keqpërdorime e pasuri të padeklaruar.

Në reagimin e saj, Matoshi shkruan:

“O nuk e ka me mu Sami. Ju kanë ndal terminalet. Ju kanë ndal tenderat.
Të ka mujt Ramizi në Drenicë. Të ka mujt Albini në Mitrovicë. Të kanë mujt burrat, e tash u kap me gra.”

Ajo thotë se nuk frikësohet nga gjuha e Lushtakut:

“Sami, nuk më tut mu, e as nuk lidhem për ‘kerpeshin’ e mënyrës si i sheh ti gratë.”

Deputetja e godet edhe me akuza të drejtpërdrejta për pasuri të padeklaruar:

“Ma mirë o me shku në Prokurori me kallxu për ato 7 ari tokë që s’i kishe deklaru prej 2001, e tash paska dalë që i paske bo 630 mijë euro banesa?”

Matoshi e përmbyll reagimin me një mesazh të prerë:

“Problemi i Kosovës janë qeto dallavere Sami, jo gratë!”

Reagimi i saj ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale dhe pritet të shkaktojë debat të ri politik në vend.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Azizi: Safe City shpëton jetën!

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kritikave për Ligjin “Safe City”, duke sqaruar në mënyrë indirekte edhe përfitimet reale që kjo...

Skandal në Ministrinë e Bujqësisë: Zyrtar i lartë ka përvetësuar subvencione për toka që nuk i posedon

Një ish‑zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, i angazhuar si kryetar i njësisë rajonale në Kavadarci, dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme duke siguruar...

Momenti kur Nënë Tereza i drejtohet Bill Clintonit: “Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”

Nënë Tereza, e njohur sot në mbarë botën si Shën Tereza, mbetet një nga figurat më të mëdha humane të historisë. Vepra e saj...

Mendo dy herë para se të hedhësh parfum në qafë!

Shumë parfume përmbajnë përbërës kimikë që mund të ndërhyjnë në balancën hormonale të trupit. Kur parfumi aplikohet drejtpërdrejt në zonën e qafës, këto substanca...

Agjenda e plotë e Ramës në Izrael, protokoll i nivelit më të lartë i rezervuar për pak liderë botërorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael, ku është pritur me protokoll të nivelit më të lartë shtetëror, një trajtim i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu