Granit Xhaka flet për Avdullahun dhe Hajdarin: “Vendimi i tyre për Kosovën është për t’u respektuar, por nuk do ta kishin të lehtë në Zvicër”

Kapiteni i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, ka dhënë së fundmi një intervistë për median zvicerane “Blick”, ku ka komentuar largimin e dy talenteve me origjinë shqiptare, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, të cilët kanë zgjedhur të përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Xhaka, i cili prej vitesh është një nga figurat më të respektuara të futbollit zviceran, është shprehur se kupton vendimin e tyre, por njëkohësisht ka vënë në dukje konkurrencën e madhe në përfaqësuesen e Zvicrës.

“Futbollistë të nivelit të tyre, natyrisht askush nuk dëshiron t’i humbasë. Por unë nuk e di nëse do t’ia kishin dalë brenda 3–4 viteve të luftonin për një vend titullari tek Zvicra,” ka thënë Xhaka.

Ai ka shtuar se brenda ekipit kombëtar zviceran ka shumë lojtarë cilësorë që ende presin shansin e tyre.

“Për shembull, Ardon Jashari është prej tre vitesh me ne dhe ka luajtur vetëm disa ndeshje. A është Leon Avdullahu më i mirë se Ardon Jashari? Unë mendoj që jo,” ka komentuar mesfushori i Bayer Leverkusen.

Megjithatë, Xhaka është kujdesur të theksojë se respekton zgjedhjen e futbollistëve të rinj për të përfaqësuar Kosovën.

“Në fund të fundit, është vendimi i tyre. Kosova po zhvillohet si kombëtare dhe është në një nivel të mirë aktualisht,” ka përfunduar ai.

Intervista e plotë është publikuar nga gazeta “Blick” dhe është shpërndarë gjerësisht edhe nga mediat shqiptare dhe ndërkombëtare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka...

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu