Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin në Facebook: “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”
Por vetëm pak orë më vonë, katër pjesëtarë të Njësitit për Intervenime të Shpejta të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, janë fotografuar duke bërë shenjën me tre gishta dhe me mbishkrimin “Kosova është zemra e Serbisë.”
Ky veprim i policëve maqedonas ka shkaktuar zemërim të madh publik, duke u parë si provokim i drejtpërdrejtë dhe si përgjigje nacionaliste ndaj gjestit të deputetit shqiptar.
Ndërkohë, nga Ministria e Brendshme nuk ka ende ndonjë reagim zyrtar nëse ndaj tyre do të ndërmerren masa disiplinore.
Ngjarja ka hapur debat të ri politik: a po devijon VLEN nën ndikimin e VMRO-së, duke humbur çdo peshë politike e morale përballë nënçmimit që po i bëhet shqiptarëve
