Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit! I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet

Një shtetas turk 22-vjeçar është vrarë me thikë gjatë natës së Vitit të Ri para një objekti gastronomik në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet.

Përveç shtetasit turk të vrarë, në incident është plagosur rëndë edhe një person tjetër.

“Me thikë të mprehtë janë shkaktuar vrasja dhe dëmtimi i rëndë trupor. Kemi një person të dyshuar. Në interes të hetimit nuk mund të hap më shumë detaje. Aktualisht personi është në arrati. Bëhet fjalë për një numër më të madh pjesëmarrësish brenda ngjarjes penale të djeshme që e përmendët, të cilët të gjithë, sipas informacionit që kam deri tani, janë shtetas të huaj”, tha Toshkoski.

Po hetohet gjithashtu se si u lëndua fëmija dyvjeçar që u pranuar në Qendrën Klinike me plumb në kokë dhe është në gjendje kërcënuese për jetën. Ministri tha se ka disa teori se si u plagos, por sapo të përcaktohen arsyet, do të informohet publiku.


“Bëhet fjalë për një fragment metalik, i cili për momentin nuk mund të specifikohet me detaje. Por menjëherë sapo të kemi informacion, do të ndahet me publikun. Ka disa teori për rastin se si u plagos fëmija. Sapo të përcaktojmë saktësisht arsyet për shkaktimin e kësaj dëmtimi të rëndë trupor, do ta informojmë publikun në mënyrë të përshtatshme”, deklaroi Toshkoski.

Për natën e Vitit të Ri në Shkup nga fishekzjarrët janë plagosur 7 persona, ndërsa një person është plagosur vetë me armë gjuetie në Manastir. Toshkoski tha se në vend ka pasur 31 vepra penale, 23 aksidente rrugore, nga të cilat 2 me lëndime të rënda trupore. Janë arrestuar 49 persona për arsye të ndryshme, kryesisht për tregti ilegale droge dhe për shkelje të rendit dhe qetësisë publike. Ministri vlerësoi se nata e Vitit të Ri në Maqedoni kaloi kryesisht pa incidente, përveç dy incidenteve serioze, me shtetasin turk dhe me fëmijën dyvjeçar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Biznesmeni Arif Fazliu dhuron shtëpinë e tij në vlerë rreth gjysmë milioni euro për Bashkësinë Islame si vakëf

Biznesmeni Arif Fazliu nga Prizreni i është bashkuar radhës së vakëflënësve, duke dhuruar në emër të Allahut shtëpinë e tij si vakëf për Bashkësinë...

A do të ketë takim Mickoski-Ahmeti? Zgjedhja e Avokatit të Popullit varet nga shumica e Badenterit

Që nga korriku i vitit të kaluar, Maqedonia është pa Avokat të Popullit. Shumica e mundshme për zgjedhjen e të riut pritet të caktohet...

“Unë jam kryetar i Prishtinës” – Rama: Nuk e synoj drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është i befasuar nga rezultati i Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 28...

SHTRENJTOHET RRYMA NË MAQEDONINË E VERIUT: Ja sa do të paguajnë më shumë qytetarët nga sot!

Nga 1 janari 2026, faturat e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut do të pësojnë rritje. Ndonëse kompanitë energjetike kërkuan rritje deri në 7.66%,...

SKANDAL në BBVK 4? Shkurta Haxhiu thyen heshtjen: “Nuk më nxori publiku, ishte lojë e produksionit!”

Aktivistja e njohur, Shkurta Haxhiu, ka shpërthyer në akuza ndaj produksionit të “Big Brother VIP Kosova 4” pas eliminimit të saj të premten. Përmes...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu