Një pjesë e policëve nesër në protestë / Në mesditë do ta bllokojnë udhëkryqin te “Mavrovasja”

Sindikata e Pavarur e Policisë nesër del në protestë. Do ta bllokojnë udhëkryqin te “Mavrovasja” dhe do të vazhdojnë edhe para Këshillit gjyqësor. Kërkojnë që të respektohet ligji edhe rritja prej 30% të pagave në polici, që t’i shtohet pagës themelore e cila duhet të jetë e njëjtë me pagën minimale prej 24,400 denarëve. Thonë se ka përpjekje që të manipulohet me këtë dhe bashkë me rritjen, paga minimale e policëve të jetë 25 mijë denarë.

“Nëse këtu te udhëkryqi i “Mavrovases” do të mbajmë protestë të madhe të policisë ku do të marrin pjesë edhe kolegë nga shtetet e Ballkanit për të dhënë përkrahje, t’i dërgojmë mesazh gjykatësve të mos luajnë me ligjin për shkak se Ligji për policinë nuk mund të vlejë vetëm kur duhet të dënohen policët, duhet të vlejë ashtu siç vlen për të gjithë qytetarët e tjerë në shtet. Prej këtu do të fillojmë në orën 12 ndërsa do të mbarojmë para Këshillit gjyqësor diku rreth orës 13 ku do të dërgojmë mesazh se edhe ato 2% besim janë pak për ta”, tha Martin Efremov, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë.

Kanë dorëzuar parashtresë kundër 4 gjykatësve, dy nga Gjykata Themelore Shkup dhe dy nga Gjykata e Apelit dhe kërkojnë përjashtimin e tyre. Pohojnë se ishin në këshillim në MPB dhe nuk mund të jenë të paanshëm gjatë gjykimit.

“Mendojmë se duan ta ndryshojnë praktikën gjyqësore që e kemi në gjykatat e Apelit në Gostivar dhe Manastir – paga e nëpunësve policor përbëhet nga paga themelore dhe rritja prej 20% përkatësisht 30%. Paga themelore në shtet duhet të jetë paga minimale në shtet dhe kjo gjë tashmë u konfirmua siç ju thashë nga gjykatat themelore dhe gjykatat e Apelit në Manastir dhe Gostivar dhe kjo duhet të vlejë edhe për në Shkup”, shtoi Efremov.

Presin që protesta të jetë masive. U kërkojnë falje qytetarëve që udhëkryqi te “Mavrovasja” do të jetë i bllokuar nga ora 12 deri në 12.30.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

Delegacion nga komuniteti Druz nga Siria🇸🇾 në Tel Aviv, përpiqet t’i puthë dorën presidentit izraelit🇮🇱

Një grup përfaqësuesish nga komuniteti Druz në Siri ka realizuar një vizitë të rrallë në Izrael, në kuadër të një takimi që, sipas burimeve...

Mbyllet autostrada Shkup–Tetovë në të dy drejtimet, qytetarët të përdorin rrugën rajonale

Autostrada Shkup–Tetovë është mbyllur në të dy drejtimet, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Për shkak të situatës...

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu