“Një perandori u angazhua të na zhduk, por nuk mundi” – Ali Ahmeti kujton Hamëz Jasharit, Fazli Grajçevcin e Murat Memetin

“Nuk ka peshë asnjë fjalim se sa ligjëratat e Hamëz Jasharit, se sa masakra që u bë mbi Fazli Grajçevcin dhe rënia e Murat Memetit për flamurin shqiptar, se sa ligjërata në fshehtësi të mësuesve”.

Kështu mes tjerash kujtoi rëndësinë e heronjve shqiptarë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në manifestimin për shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Ahmeti më tej kujtoi se shqiptarët ende përballen me sfida, por kujtoi se ata kanë luftuar kundër një perandorie.

“Nuk kemi pasur punë me çfarëdo armiku, por me perandori dhe një perandori është angazhuar që gjuhë e flamur të na e zhduk dhe të humb fara, siç e kanë quajtur – farë e zezë, farë e keqe, arnautllu”, tha Ahmeti më tej.

Manifestimi që u mbajt në Filarmoninë e Maqedonisë së Veriut, iu dedikua Hasan Prishtinës./TV21

 

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lëvizja e Deçanit çka dëshiron?

(Nga:Muhamet Borova) Feja është një formë e veçantë e përceptimit të jetës,është pjesë e kulturës dhe forma më e vjetër e ...

“Maniak që shikon çdo femër”, Ina kritikohet në rrjet për deklaratën ndaj Stenaldos

Ina Aderi ka eskaluar ndaj Stenaldo Mëhillit duke e akuzuar për disa veprime brenda shtëpisë së Big Brother. Ajo i thotë se po shikon çdo...

Propozim martese buzë detit: Fejohet këngëtarja Egli Tako

Këngëtarja e njohur Egli Tako ka ndezur rrjetet sociale me një publikim të fundit në InstaStory, ku ka lënë të kuptohet se ka pranuar...

Akuzat e BDI-së për mashtrimet e Mexhitit? Mexhiti: Në mars ata do të përballen me bagera

“Nëse nuk kanë punë tjetër le të vazhdojnë me këtë fushatë që e bëjnë, por në mesin e shkurtit, fillimin e marsit do të...

Ismaili i bën “përsëritje mësimi” Xhihan Ahmed-it, kandidates për Konventën e Stambollit

Elfete Ismaili kritikon kandidaten për Komisionin kundër Diskriminimit për deklarata mbi Konventën e Stambollit Ish-zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, ka reaguar publikisht lidhur me intervistën...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu