Një mijë “zemra kuqezi”, tifozët shqiptarë “pushtojnë” Moldavinë

17 nëntori pritet të kujtohet përjetësisht, jo vetëm si data e çlirimit të Tiranës, por dhe si data kur Shqipëria zyrtarizoi kualifikimin për herë të dytë në histori në një kampionat Evropian, të paktën kështu shpresojnë tifozët.

Paraqitjet e shkëlqyera që ka dhuruar Kombëtarja e kanë shtuar besimin, askush nuk imagjinon një përfundim ndryshe, sot është dita për të festuar, është pjesa e parë e festimeve, pasi festa e madhe është projektuar të hënën, më 20 nëntor, pas sfidës me Ishujt Farore, në fund të këtij rrugëtimi.

Si kurrë më parë, interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm nga ana e tifozëve, në fakt Shqipërisë nuk i kanë munguar kurrë tifozët, kanë qenë “arma” më e fortë, për këtë herë dashuria dhe interesimi ka kaluar çdo limit. Nuk mund të mungonin tifozët e kombëtares aq në Kishinau, në Moldavi, aty ku do të jenë të pranishëm afro 1 mijë tifozë kuqezi.

1 mijë tifozë kanë fatin ta ndjekin live, por me miliona në të gjithë botën janë “sy e veshë” nga stadiumi “Zimbru”, me shpresën që llogaritë të mbyllen këtu. Edhe moldavët e kanë projektuar si ditë festë këtë sfidë, pasi stadiumi është “sold-out”, janë shitur të gjithë biletat. Këtë takim do ta ndjekin live 10.500 tifozë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rritet në mbi 53.900 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se 79 trupa u sollën në spitale në 24 orët e fundit, ndërsa 211 persona u plagosën, duke...

Piloti sirian i burgosur për 43 vjet nga regjimi i Asadit gëzon lirinë në moshën 70-vjeçare

DAMASK (AA) - OMER KOPARAN - Piloti sirian Ragid Ahmed Tatari, i cili u lirua më 8 dhjetor 2024, pasi u mbajt në burgjet...

Kryetarja e Forumit Rinor Yllka Nuredini, bashkë me gjithë strukturat e FR-së, braktisin ‘anijen’ e Taravarit dhe i bashkohen Arben Fetait

Shkruan Kryetarja e Forumit Rinor Yllka Nuredini: Si kryetare e FRASH-it bashkë më udhëheqsinë e ketij Forumi, gjithmonë të konsultuar me të rinjtë dhe miqtë...

24 vjet nga vrasja e 10 anëtarëve të familjes Zymberi nga Sllupçani

Sot shënohen plotë 24 vjet që kur më 24 Maj 2001 u vranë 10 anëtarët e familjes Zymberi nga Sllupçani në konfliktin e vitit...

Çfarë është oligarkia dhe si u krijua ajo në Maqedoninë e Veriut

Shkruan: Florian NESIMI Shpesh e dëgjojmë fjalën oligarki, por çka në realitet domethënë ajo? Vetë fjala oligarki rrjedh nga greqishtja e vjetër ku oligos domethënë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu