Një 26-vjeçar dyshohet se tentoi ta vriste kryetarin e komunës së Haraçinës

Nga Prokuroria njoftojnë se kërkojnë paraburgim për një person i cili dyshohet se tentoi ta vriste kryetarin e komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se për shkak se personi në fjalë aktualisht është i pakapshëm për organet e rendit, kërkojnë që masa e paraburgimit të hyn në fuqi pas kapjes së tij. Bëhet fjalë për një 26-vjeçar nga Haraçina.

“Ai dyshohet se më 1 prill ka tentuar të vrasë me dashje kryetarin e kësaj komune dhe ka vënë në rrezik jetën e disa personave të tjerë. Përderisa kryetari i komunës me bashkëpunëtorët e Komunës së Haraçinës dhe punonjësit e një kompanie kontraktuese ishin duke i kontrolluar punët ndërtimore, i dyshuari ka ardhur me motoçikletë, është parkuar dhe i është afruar grupit të njerëzve me një pushkë automatike në duar. Ai filloi të qëllonte mbi kryetarin e komunës dhe goditi me disa plumba dy persona në afërsi të tij”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

Nga 20 minuta për krerët e UÇK-së në fjalët përfundimtare – Haga mbyll provat dhe dëshmitarët

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të kenë mundësinë të ngrihen në këmbë edhe një herë në sallën e gjyqit...

Brenda Telefonit të Faruk Mujkës Mesazhet që tregojnë si u koordinua me Dejona Mihailin dhe Artane Rizvanollin për punësim ilegal

Në publik, më 1 dhjetor të vitit 2022, Ndërmarrja Hidro-Ekonomike Ibër Lepenci njoftonte se zotëri Faruk Mujka, përmes një procesi të ligjshëm të përzgjedhjes,...

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka vendosur të pushojë procedurën penale ndaj tij për...

Punonte shërbyes për të luajtur futboll: Historia e dhimbshme që formoi yllin Myrto Uzuni

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka rrëfyer fillesat e tij në futboll dhe veshtirësitë që ka kaluar, të cilat i kanë dhënë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu