Nis festivali i vjeljes së rrushit në Rahovec, “Hardh Fest”

Me sloganin “Për kokërr të qejfit”, është bërë hapja zyrtare e festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest” në Rahovec.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku vizitoi sot festivalin tradicional “Hardh Fest’”, që mbahet në Komunën e Rahovecit.

Kryeministri Kurti veçoi faktin që këtë festival e vizitojnë 100 mijë veta, teksa bëri ftesë publike që sa më shumë qytetarë ta vizitojnë atë deri me 8 shtator sepse kështu i mbështesim prodhuesit vendorë të cilët janë bërë të rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe eksportet e shtetit.

“Nga 8 milionë litra verë që prodhohen, 7.3 milionë janë për eksport, dhe këtu ka kontribuar shumë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e cila i ka mbështetur vreshtarët me 1050 euro për hektar, ndërkaq verëtarët i ka mbështetur me 8 cent për litër nga 4 cent sa ishte më herët”, theksoi kryeministri Kurti.

Ai shtoi se deri më tani, gjatë qeverisjes sonë, fermerët e vreshtarët të Komunës së Rahovecit janë përfitues të 21 milionë eurove përmes granteve e subvencione, ndërsa deri në fund të vitit kjo shifër do arrijë deri në 26 milionë.

Krahas mbështetjes së vreshtarëve dhe vrerëtarëve nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Festivali “Hardh Fest” mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./21Media

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hakan Fidan, do të nisë të hënën një vizitë zyrtare dyditore në Rusi

Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Hakan Fidan, do të nisë një vizitë zyrtare dyditore në Federatën Ruse më 26–27 maj 2025, pas një ftese...

Rritet në mbi 53.900 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se 79 trupa u sollën në spitale në 24 orët e fundit, ndërsa 211 persona u plagosën, duke...

Piloti sirian i burgosur për 43 vjet nga regjimi i Asadit gëzon lirinë në moshën 70-vjeçare

DAMASK (AA) - OMER KOPARAN - Piloti sirian Ragid Ahmed Tatari, i cili u lirua më 8 dhjetor 2024, pasi u mbajt në burgjet...

Kryetarja e Forumit Rinor Yllka Nuredini, bashkë me gjithë strukturat e FR-së, braktisin ‘anijen’ e Taravarit dhe i bashkohen Arben Fetait

Shkruan Kryetarja e Forumit Rinor Yllka Nuredini: Si kryetare e FRASH-it bashkë më udhëheqsinë e ketij Forumi, gjithmonë të konsultuar me të rinjtë dhe miqtë...

24 vjet nga vrasja e 10 anëtarëve të familjes Zymberi nga Sllupçani

Sot shënohen plotë 24 vjet që kur më 24 Maj 2001 u vranë 10 anëtarët e familjes Zymberi nga Sllupçani në konfliktin e vitit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu