Në pritje të Trumpit, Kuvendi i Izraelit ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan

Ndërtesa e Kuvendit të Izraelit, institucion i njohur edhe si Knesset, janë ndriçuar me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe të kaltër në nderim të një vizite të pritshme të presidentit amerikan, Donald Trump, pas njoftimit të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit.

Në fazën e parë të marrëveshjes është siguruar lirimi i të gjitha 48 pengjeve që po mbahen në enklavë, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Sipas televizionit publik izraelit, “Kan TV”, Trumpi pritet të arrijë në Izrael të dielën pasdite, në orën 15:00. Vetë presidenti amerikan nuk e ka konfirmuar këtë vizitë ende.


Një zëdhënës i Knesset-it tha se ndërtesa e këtij institucioni do të mbetet e ndriçuar me ngjyrat e flamurit amerikan deri në përfundimin e vizitës së presidentit Trump.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, thuhet se e ftoi Trumpin për t’iu drejtuar ligjvënësve izraelitë gjatë një telefonate të zhvilluar më herët të enjten.

Mbetet e paqartë nëse presidenti amerikan e ka pranuar ftesën për vizitë, edhe pse e ka shprehur gatishmërinë për të folur në sallën e këtij institucioni.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu