Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano mbrëmjen e djeshme.
Një i moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës, por fati kishte rezervuar një ngjarje jo të zakontë.
70-vjeçari u hodh nga kati i katërt, por në vend që të përfundonte në trotuar, ra mbi një 83-vjeçare, e cila ndërroi jetë në vend.
Ndërkohë 70-vjeçari është ende gjallë. Pasi u transportua në spital dhe mori ndihmën mjekësore, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. (PaCensure)