Nevzat Bejta a do rikandidohet për komunën e Gostivarit, ja çfarë thotë?

Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, po përmendet gjithnjë e më shumë si kandidat i mundshëm i koalicionit VLEN në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të 11 janarit.

I pyetur nga INA për këto spekulime, Bejta nuk e mohoi, por as nuk e konfirmoi kandidimin.

“Do të shohim ditëve në vijim,” tha shkurt Bejta, duke lënë të hapur mundësinë që të rikthehet në garën për kryetar të komunës.

Ndërkohë, në koalicionin AK-i situata është e qartë, pasi që garës i prinë Valbon Limanin, i cili në zgjedhjet e fundit lokale doli fitues, por për një diferencë të vogël votash nuk u arrit cenzusi i nevojshëm. Pamundësia për të kaluar pragun çoi në përsëritjen e zgjedhjeve jo vetëm në Gostivar, por edhe në komunat Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH: Alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Shkup, 9 dhjetor – Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për...

Pas mesnate lirohet çmimi i naftës në Maqedonin e Veriut

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe...

Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

Diplomati Christopher Hill, që ishte edhe i dërguar special në Kosovë gjatë kohës së luftës, ka thënë se shkuarja e tij për dëshmi në...

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë, Kosova nuk është `Metohi`

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e...

Prokuroria nis hetimet për skandalin ku u përfshi edhe ministri Çeko

Raportimi i VOX Kosova për veprime ilegale dhe presione të hatashme në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në kuadër të Ministrisë së Kulturës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu