Netanyahu kërcënohet me sulme të mëtejshme në Jemen, edhe pa mbështetjen e SHBA-së

Kuds

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u kërcënua të mërkurën në mbrëmje se ushtria e tij do të kryejë sulme të tjera ndaj Jemenit edhe nëse “miqtë e tij amerikanë” nuk do të bashkohen, transmeton Anadolu.

Komentet e tij erdhën një ditë pasi SHBA-ja dhe grupi Huthi i Jemenit arritën një marrëveshje armëpushimi, të ndërmjetësuar nga Omani, e cila nuk e përfshin Izraelin.

“Izraeli do të mbrohet vetë. Ne po e bëjmë këtë në Jemen, po e bëjmë këtë në vende të tjera, në distanca të mëdha”, deklaroi Netanyahu në një fjalim televiziv, duke komentuar marrëveshjen.

“Nëse të tjerët bashkohen, miqtë tanë amerikanë, edhe më mirë”, tha Netanyahu.

Të martën, ushtria izraelite kreu sulme ajrore në Jemen, duke synuar aeroportin e Sanas, termocentralet dhe objektet industriale, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe duke plagosur 74 të tjerë.

Grupi Huthi ka shënjestruar anijet që kalojnë nëpër Detin e Kuq dhe atë Arabik, Ngushticën Bab al-Mandab dhe Gjirin e Adenit që nga nëntori i vitit 2023 në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës, ku mbi 52.600 njerëz janë vrarë në sulmet brutale izraelit për më shumë se 19 muaj, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Grupi ndaloi sulmet kur u shpall një armëpushim në Gaza në janar midis Izraelit dhe grupit palestinez të rezistencës Hamas, por i rifilloi ato pasi Izraeli rinisi ofensivën brutale në enklavën palestineze në mars.

Lidhur me luftën gjenocidale në Gaza, Netanyahu tha për herë të parë se vetëm 21 pengje izraelite janë ende gjallë në Gaza, jo 24 siç besohej më parë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Monika Kryemadhi nuk mund asesi ta thërrasë Ilir Vrenozin në emër, shkaku i Ilir Metës, “mos të krijoj dhimbje të brendshme”

Gjatë Big Brother Albania, Monika Kryemadhi u përball me situatën e veçantë që ta thërrasë Ilir Vrenozin në emër. Ajo nuk arriti ta bënte...

Ilaz Leskovica reagon ndaj Kongresit të 5-të të BDI-së, tejet i revoltuar: “Nga reformat nuk mbeti as shkronja (R).”

Edhe kryetari i degës së BDI-së, Shuto Orizar, është ndarë tejet i revoltuar nga Kongresi i 5-të i partisë. Reagimi i tij pasqyrohet edhe...

Shkelni, shkelni, shkelni me dy këmbë, se keni gjet!”- Abdul-Selam S. kritikon vendimet e Kongresit të 5-të të BDI-së

Në një postim të fundit në Facebook, Abdul Selami shprehu pakënaqësinë e tij për vendimet dhe zgjedhjet e marra gjatë Kongresit të 5-të të...

Monika Kryemadhi do të jetë opinionistja e dytë në Big Brother VIP Albania

Monika Kryemadhi u shfaq si opinionistja e dytë në spektaklin “Big Brother VIP Albania”, duke iu bashkuar panelit të opinionistëve krah Arbër Hajdarit. Ky...

Ish-ushtari i UÇK-së, Bashkim Mani, varroset sot në Varrezat e Veteranëve në Haraçinë

Ka ndërruar jetë Bashkim Mani, 45-vjeç, ish-ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga Shkupi. I riu dje ka pësuar sulm në zemër, ndërsa nuk është...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu