“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit. As performans duke mbytur ‘miza’ me dorë, me ‘miza’ duke shënjuar Lumir Abdixhikun, krahasimisht si insekt për t’u asgjësuar politikisht. Tonet e larta i la (ndonëse nuk dihet nëse veç përkohësisht), ndërsa sulmet ndaj kundërshtarëve i ktheu në sulme brenda rrafshit të rëndomtë dhe të lejueshëm politik. Ky ndryshim i të parit të Vetëvendosjes u pa si reflektim dhe ndërrim strategjie në komunik ton-lehtë me publikun, për të apeluar te një elektorat që mund të jetë ndjerë i tjetërsuar nga bërtimat e tij të janarit. Për më tepër, doli edhe në media, ndonëse në një intervistë të mirëdisponuar ndaj tij, i pasfiduar, dhe me kollaj shtrimi të rrëfimit partiak dhe zgjedhor. Në videoklipet zgjedhore, po ashtu, ai shihet të reflektojë edhe ‘ngrohtësi’ dhe ‘qetësi’.

Por, në raport me këtë ‘zbutje’, Albin Kurti i Vetëvendosjes, në vizionin më të hershëmn politik të tij, ishte shprehur rreptëssht kundër. Kështu në një dokument që është produkt i mendjes dhe duarve të tij, i shkruar më 2016, me titull “Mbi Organizimin Politik” (faqe 45, kapitulli “Fitorja është Revolucionare”), kishte treguar se çfarë do t’i ndodhte Vetëvendosjes po të zbutej, e aq më pak që Vetëvendosja të fitonte pushtet përmes zbutjes.

“Nëse Lëvizja VETËVENDOSJE! fiton duke u zbutur e pse është zbutur atëherë edhe do të çahet edhe do të humbet. Sepse, kur ajo do të detyrohet të bëhet më radikale në një kohë tjetër, për këtë nuk do të has në mirëkuptimin as të strukturës së saj dhe anëtarësisë së gjerë dhe as në popull”, shkruante aty Albin Kurti.

Në këtë dokument Albin Kurti kishte shkruar gjëra ideologjikisht të skajshme për çka edhe s’e kishte pasur aprovimin asokohe të partisë së vet, të cilët e kishin parë për autoritare, totalitare dhe të devijuar nga fryma dhe esenca demokratike.

Por, ku e la VV gjuhën polarizuese, para se të niste kjo “zbutje”?

Disa mijëra euro gjobë i kishte shqiptuar gjyqësori ndaj Glauk Konjufcës, të dytit të Vetëvendosjes, i cili në fushatën e zgjedhjeve të fundit parlamentare, mbarë spektrin tjetër politik shqiptar e hidhte në ekuacion qeverisjeje “me Beogradin” ndërsa Vetëvendosjen me “shqiptarinë”. Kaq, thoshte ai, ishte dilema e atyre zgjedhjeve. Veç pak ditë pas kësaj deklarate, kur u shpallën rezultatet, Vetëvendosje doli të ketë humbur shumicën shqiptare. Dhe, për 10 muaj, s’pati numra për të zgjedhur as kryetar të Kuvendit dhe as qeveri. Vendi u nis drejt zgjedhjeve të reja. Fushata zgjedhore e re ndërkohë ka marrë, dhe ricikluar, tregimin e vjetër.

Sërish barazimi i të gjithëve: me Listën Serbe.

Glauk Konjufca, me t’u mbledhur përfaqësuesit politik të partive për të caktuar seancën e parë konstitutive të 15 prillit, fjalët i kishte zbutur. Pse, e pyetën? Ai tha se “zgjohesh një ditë në mëngjes, dhe i sheh rezultatet”.

Dhe, rezultatet Vetëvendosje më nuk i kishte. Kërkonin koalicion me LDK-në, të cilët e kishin refuzuar. Një nga arsyet kryesore, sipas LDK-së, ishin edhe fjalë peshërënda të artikuluara nga Vetëvendosjes gjatë tërë fushatës. “Askush s’deshti të bashkëpunojë me ne”, thanë nga VV me t’u shpallur zgjedhjet e reja, sipas tyre, “pa dëshirën tonë”.

Tregimi i njëjtë sërish

Prej (mos)zgjedhjes së Nenad Rashiqit, Vetëvendosja sytë i kishte te shkrepja e një fotografie ku partitë ish-opozitare, qoftë edhe përmes një detyrimi me Aktgjykim Kushtetues, do të detyroheshin të votnin për një pjesëtar të Listës Serbe për pozitën e Nënkryetarit serb të Kuvendit. Këtë fotografi të synuar, ia prishi Lidhja Demokratike të Kosovës, kur e votuan Nenad Rashiqin, të propozuar nga Vetëvendosje.

Por, Albulena Haxhiu, s’ishte dorëzuar nga kjo përpjekje. Kur Glauk Konjufca kishte dalë në parlament për të kërkuar votëbesim për krijim të qeverisë pa pasur shumicë të thjesht, Haxhiu nxori telefonin dhe fotografia votimin kundër të PDK-së, dhe prapa tyre, të Listës Serbe. “Në harmoni të plotë”, shkroi Haxhiu.

Kjo fotografi u bë municioni i botëve digjitialë, profileve të rreme në rrjete sociale, grave të rreme pro-VV në Facebook (etj.) dhe u shpërndanë nga spindoktorë me orar të plotë si Xhevdet Pozhari, papagallisht në “argumente” të Albulena Haxhiut.

Kurti i vendos ‘kulmin’ diskursit

Me të marrë ‘besimin’ absolut të Vetëvendosjes si kandidat i partisë për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme, çështjen e përshkruarjes së Listës Serbe te mëndafshi politik i partive ish-opozitare, Albin Kurti e çoi në oktavat më të larta.

“Është e frikshme përputhja e tyre me Listën Serbe”, tha Kurti.

Lista Serbe, si parti degë e SNS-së së Aleksandar Vuçiqit, pas kësaj fjalie të Kurtit u bë lajtmotiv i zgjeruar nga profilet e rreme në Facebook e deri te deputetët e Vetëvendosjes.

Dhe jo veç “sinkronizim me Listën Serbe në Kuvend”, tha Kurti, por “edhe në KQZ, për ta ndaluar morgatën për të votuar”.

“Në thelb, të dashur qytetarë, kjo opozitë po e pengon mërgatën në ushtrimin e së drejtës së saj kushtetuese për të votuar dhe fatkeqësisht këtë po e bën në sinkronizim me Listën Serbe. Përputhja në votime e opozitës kosovare me Listën Serbe, për besë është e frikshme. Pra, nuk është duke ndodhur ky sinkronizim veç në Kuvend të Republikës, ku votonin kundër Albulenës, votonin kundër meje, votonin kundër Glaukut. Veç vërejeni me kujdes!

Kur ishte në pyetje Lista Serbe, maksimumi i kundërshtimit të tyre ishte abstenimi. Këta kundër Listës Serbe nuk votojnë. Maksimumi është abstenimi. Ndërkaq zelli me të cilin votojnë kundër Albulenës, Glaukut edhe meje, ky sinkronizim në Kuvend të Republikës, në fakt është i përcjellur edhe në institucione të tjera siç është Komisioni Qendror Zgjedhor. Prandaj këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme dhe nevojitet syçelësi, dhe nevojitet pjesëmarrje massive”, tha Albin Kurti,.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

Qytetarët kritikojnë rritjen e çmimit të rrymës, shqetësime për faturat e larta

Qytetarët reagojnë me shqetësim ndaj rritjes së çmimit të rrymës. Disa shprehin frikë për faturat e larta dhe vështirësi në ngrohje, të tjerët kritikojnë...

Bllokohet Këshilli i Komunës së Strugës! Qyra paralajmëron zgjedhje të reja për këshilltarë

Është bllokuar puna e Këshillit të Komunës së Strugës! Edhe pse kanë kaluar afër dy muaj nga zgjedhjet lokale, në këtë komunë assesi të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu